Beyoncé flet për protestat, George Floyd dhe luftimin e fatkeqësive në fjalimin madhështor të diplomimit

Beyoncé flet për protestat, George Floyd dhe luftimin e fatkeqësive në fjalimin madhështor të diplomimit

Beyoncé

Beyoncé u ka dedikuar disa momente studentëve të diplomuar në këtë moment të rëndësishëm në histori. Ajo foli virtualisht me ta duke iu kujtuar të rinjve fuqinë e veprimit kolektiv, gjetjen e forcës në mes të fatkeqësive dhe mbështetjen e vetes për të realizuar qëllimet e synuara.

Si pjesë e fjalimeve virtuale të YouTube, shumë të famshëm morën pjesë në diplomimin e këtij brezi të quajtur Dear Class of 2020. Këngëtarja u foli për 10 minuta studentëve të sapodiplomuar për fuqinë e lidhjes së bashku dhe për rëndësinë e ngritjes së zërit gjatë kësaj kohe – një kohë vërtet unike për t’u diplomuar.

Mes pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë nëpër Amerikë dhe pjesë të tjera të globit, për të protestuar për drejtësi racore kundër brutalitetit të policisë pas vdekjes së George Floyd, i cili vdiq pasi një oficer policie i mbajti gjurin në qafë, për gati nëntë minuta.

“Ju keni mbërritur – këtu në mes të një krize globale, një pandemie racore dhe një shprehje të zemërimit në të gjithë botën për vrasjen e pakuptimtë të një qenieje tjetër të zezë të paarmatosur dhe, megjithatë ju arritët t’ja dilnit,” filloi fjalimin Beyoncé.

“Vrasjet e George Floyd, Ahmaud Arbery, Breonna Taylor, dhe shumë të tjerëve, na kanë lënë me zemër të thyer të gjithëve. Kjo situatë ka vendosur të gjithë vendin në lëvizje. Ne kemi parë që zemrat tona pozitive, kur vihen në veprim kolektiv, mund të fillojnë frymën e ndryshimit. Ndryshimi i vërtetë ka filluar me ju, këtë gjeneratë të re të maturantëve dhe studentëve”.

Lexoni: Ja çfarë të huazoni nga fjalimi i jashtëzakonshëm i Steve Jobs në 2005

Beyoncé reflektoi mbi rëndësinë e arsimit, mbështetjen e familjes dhe mentorëve, përvojën e shkollës së mesme, universitetit dhe marrjen e vendimit për të mbështetur veten – ashtu si Beyoncé kur vendosi të ndërtojë kompaninë e saj të menaxhimit, në një industri të mbizotëruar nga meshkujt dhe njerëzit e bardhë.

“Një numër i pamjaftueshëm grash me ngjyrë, kishin vend në tryezë, kështu që unë duhej të shkoja, ta prisja vetë atë dru dhe të ndërtoja tryezën time. Në atë kohë, më duhej të ftoja njerëzit më të mirë, për të ndërtuar tryezën time. Kjo do të thoshte të punësoja gra, burra, të nënshtruar, njerëz, që ishin anashkaluar dhe që prisnin të viheshin re”.

Pastaj, ajo iu drejtua studentëve drejtpërdrejt, veçanërisht atyre, që nuk ndjehen të vënë re ose të përfaqësuar. “Për gratë e reja, udhëheqëset tona të ardhshme, e di që ju jeni duke e ndryshuar botën. Unë ju shoh. Ju jeni gjithçka për të cilën bota ka nevojë. Bëni që fuqitë tuaja të lëvizin,” tha ajo. “Dhe për mbretërit e rinj, mbështetuni në ndjenjat tuaja dhe ripërcaktoni përkufizimin e mashkullit. Drejtoni me zemër”.

“Për të gjithë ata që ndjehen ndryshe, nëse jeni pjesë e një grupi që quhet ‘ të tjetrët” një grup që nuk ju mundëson të jeni në skenën qendrore: Ndërtoni skenën tuaj dhe bëni që ata t’ju shohin. Qëndrimi juaj është i bukur. Ngjyra juaj e lëkurës është e bukur. Dhembshuria juaj, mirëkuptimi juaj, lufta juaj për njerëzit, që mund të jenë ndryshe nga ju është e bukur. Shpresoj që të vazhdoni të shkoni nëpër botë dhe t’u tregoni atyre se nuk do të ndaleni kurrë së qeni vetvetja, se tani është koha juaj”.

“Shikoni se çfarë keni arritur të bëni në 14 ditët e fundit. Ne kemi parë fuqinë e kolektivit.”

Këngëtarja shfrytëzoi këtë moment të rëndësishëm për t’u kujtuar studentëve fuqinë, që ata kanë dhe se veprimet e tyre kanë pasoja për të ardhmen – pavarësisht se si duken nga këndvështrimi ynë.

“Klasa e vitit 2020: çdo mendim në mendjen tuaj është i fuqishëm. Çdo fjalë, që flisni është e fuqishme. Çdo veprim, që ndërmerrni ka pasoja për veten dhe komunitetin tuaj. Shikoni se çfarë keni arritur të bëni në 14 ditët e fundit. Ne kemi parë fuqinë e kolektivit. Ne kemi parë se çfarë ndodh kur bashkohemi për të njëjtën kauzë. Ju lutemi vazhdoni të jeni zëri i njerëzve pa zë”, tha ajo.

“Sido që të duket bota pas 10 apo 20 vitesh, një pjesë e kësaj varet nga ju”,  përfundoi ajo. “Kjo është një kohë thelbësore në historinë tonë dhe në jetën tuaj. Toka po heq “fashot” që të mund të shohim vërtet plagët tona. Kështu që ne mund t’i pranojmë dhe t’i kurojmë ato. Ky është momenti kur fillon shërimi i vërtetë. Ju mund të jeni udhëheqësi, për të cilin ne të gjithë kemi nevojë. Ju mund të udhëhiqni lëvizjen, që lartëson njerëzimin”.

Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0