Beteja e barnave: BE i shpëton përplasjes me SHBA-në, por mbetet në alarm - Business Magazine Albania

Beteja e barnave: BE i shpëton përplasjes me SHBA-në, por mbetet në alarm

~6 minuta lexim

Frika për një luftë tregtare në sektorin farmaceutik mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara është shmangur për momentin, por Komisioni Evropian mbetet vigjilent, duke konsideruar si të mundshme vendosjen e tarifave të mëtejshme.Sektori farmaceutik në të dy anët e Atlantikut duket se i ka shpëtuar tarifave të shpallura nga administrata Trump ditën e djeshme, pasi barnat ishin mes disa kategorive që përjashtoheshin nga tarifat reciproke, sipas një dokumenti zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Në mesin e produkteve të tjera që shmangën tarifat përfshiheshin bakri, druri dhe energjia.

Industria farmaceutike kishte qenë në ankth që nga shkurti i këtij viti, kohë kur ish-presidenti Trump kishte propozuar vendosjen e tarifave 25% mbi medikamentet.

Ndër vendet më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave janë Irlanda, ku kompani amerikane si Pfizer, Johnson & Johnson, Eli Lilly, Bristol-Myers Squibb dhe AbbVie kanë zhvendosur kohët e fundit një pjesë të madhe të prodhimit të tyre.

Eksportues të tjerë kryesorë të produkteve farmaceutike dhe bioteknologjike përfshijnë Danimarkën, Belgjikën dhe Gjermaninë.

Në vitin 2024, produktet farmaceutike përbënin importin më të madh të SHBA-ve nga BE-ja, në një vlerë totale prej 127 miliardë dollarësh (117 miliardë euro), një fluks tregtar që mund të kishte pasur ndikim të madh tek pacientët dhe bizneset në të dy anët.

Megjithatë, pavarësisht se duket se është shmangur rreziku, BE-ja mbetet e shqetësuar për mundësinë e tarifave të mëtejshme që mund të prekin sektorët e përjashtuar deri më tani.

“Nuk do të ishim aq të sigurt se mund të marrim frymë të lehtësuar,” tha një zyrtar i lartë i BE-së.

Lexo edhe: Një lufte e re ekonomike në horizont? Liderët botërorë reagojnë pas deklaratës së Trump

Tarifat ndaj farmaceutikës: një rrezik ende i pranishëm

Zyrtari theksoi se SHBA-të kanë identifikuar pesë fusha strategjike për prodhim dhe rikthim të prodhimit në vend: automjetet, çeliku dhe alumini, mineralet dhe druri, farmaceutikët dhe gjysmëpërçuesit.

SHBA tashmë ka vendosur tarifa mbi makinat, çelikun dhe aluminin, ndërkohë që janë ende janë në shqyrtim për lëndët drusore, përfshirë drurin dhe bakrin.

“Ne besojmë se ka një mundësi reale – dhe kjo u nënkuptua nga SHBA – që mund të ketë ndryshime edhe për dy sektorët e mbetur: farmaceutikët dhe gjysmëpërçuesit,” tha zyrtari.

Për të përgatitur një përgjigje ndaj këtij rreziku, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të mbledhë përfaqësues të industrisë farmaceutike të martën e ardhshme në Bruksel.

“Nuk po qëndrojmë duarkryq për farmaceutikën. Ky është një sektor strategjik për Evropën dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur dhe promovuar,” shtoi ai.

Sektori farmaceutik përfaqëson një treg me shkëmbim të gjerë bilateral. “Ne furnizojmë njëri-tjetrin me produkte të specializuara,” theksoi zyrtari, duke treguar se marrëdhënia tregtare përfshin produkte shumë të sofistikuara që ndahen në të dy rajonet.

Varësia nga produktet evropiane? Një problem i krijuar nga Trump vetë

Varësia aktuale e SHBA-ve nga eksportet farmaceutike të BE-së dhe përbërësit aktivë ka ardhur pjesërisht si pasojë e politikave të vetë Trumpit që nga viti 2017.

Një hetim i Komitetit të Financave të Senatit, i publikuar në mars nga demokratët, zbuloi se kompanitë e mëdha farmaceutike amerikane shfrytëzuan një boshllëk ligjor të krijuar nga reforma tatimore e Trump-it në 2017 për të zhvendosur fitimet jashtë vendit.

Lexo edhe :Trump shpall tarifa të reja, Shqipëria dhe Kosova në listën e vendeve të prekura

Kompanitë si Pfizer, AbbVie, Johnson & Johnson, Bristol-Myers Squibb dhe Merck & Co. kanë përdorur parajsa fiskale me taksa të ulëta si Irlanda për të minimizuar detyrimet tatimore në SHBA. Si rezultat, Irlanda është kthyer në një qendër kryesore për prodhimin farmaceutik amerikan.

“Nëse do të vendosen tarifa në të ardhmen, kjo mund të ketë ndikim të madh ekonomik për Irlandën, ku industria farmaceutike punëson rreth 45,000 persona dhe eksportet drejt SHBA-ve kapin vlerën mbi 72 miliardë euro,” tha Billy Melo Araujo, profesor i drejtësisë në Universitetin e Queen’s në Belfast.

Shoqata Irlandeze e Kujdesit Farmaceutik (IPHA) beson se ndikimi i vërtetë i përplasjes mes Shtëpisë së Bardhë dhe BE-së do të ndihet vetëm “pas katër ose pesë vitesh”, për shkak të natyrës afatgjatë të investimeve në impiante të mëdha prodhimi.

Belgjika, që strehon kapacitete të mëdha prodhimi të Pfizer në Evropë, eksportoi mbi 73 miliardë dollarë produkte farmaceutike gjatë dhjetë muajve të parë të 2024, ku 24% e tyre shkuan drejt SHBA-ve. Industria farmaceutike përbën 15% të eksporteve të përgjithshme të Belgjikës.

“Reagimi ynë i parë është një ndjenjë lehtësimi. Megjithatë, mbetemi shumë vigjilentë dhe të shqetësuar për të ardhmen,” u shpreh David Gering nga Pharma.be.

Ai shtoi se tregu amerikan përfaqëson një pjesë të rëndësishme të industrisë farmaceutike belge, duke e bërë këtë sektor shumë të ndjeshëm ndaj çdo ndryshimi në politikat tregtare të SHBA-ve.

 

Burimi: Euronews.com / Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0