Best of… Business Magazine Albania - Business Magazine Albania

Best of… Business Magazine Albania


Le të jemi të ndershëm me Ju, me zor e pritëm këtë moment që ti hidhnim një sy produktit tonë që nga momenti që e ngjizëm. Prandaj shfrytëzoni këtë rast për ti hedhur edhe Ju një sy më të mirave (Best of…) të 5 edicioneve të para të realizuara me dedikim të revistës së parë online “Business Magazine Albania”. Ajo ju njeh me lajmet më të fundit nga fusha e biznesit dhe mbi të gjitha mbi startup-et që është sot në botë kryefjala e zhvillimit të kombeve.

Në këtë përvojë të parë kemi pasur kënaqësinë të njohim figura të rëndësishme të sipërmarrjes dhe të shkëmbejmë me ta këndvështrime me vlerë për Startup të një biznesi, zhvillimin e një karriere, kulturën e organizatës, lidershipin dhe suksesin.
Duke shpresuar që me 5 edicionet e para kemi arritur të tërheqim vëmendjen tuaj dhe të komunitetit të profesionistëve po ju dhurojmë:

http://businessmag.al/revista/best-of-edicioni-nr-1-i-biznesit-ne-shqip/

Ndajmë me ju dëshirën që ta zhvillojmë këtë produkt më tej duke iu shërbyer juve dhe atyre që aspirojnë të hedhin hapat e parë drejt Sipërmarrjes.

Misioni ynë është të ”Ndajmë njohuritë dhe Përvojat e njerëzve brenda Biznesit” ndaj shkarkojeni këtë Edicion të parë të Biznesit dhe ndajeni kudo me miqtë dhe kolegët.
Le ta bëjme pjesë të Bibliotekës tonë personale!

Ky është gjithashtu një moment edhe për të reflektuar për mënyrat dhe strategjitë e reja për ta zhvilluar këtë produkt edhe më tej sepse teknologjia dhe kushtet e tregut e kërkojnë një gjë të tillë natyrshëm.

Ne nuk mund të harrojmë t’ju falenderojmë që na ndoqët në këtë start emocionues të Business Magazine Albania dhe urojmë të na ndiqni me kaq zell edhe në muajt në vijim.

Duke ju uruar të kaloni një verë të bukur,  ju lutemi  ndani me ne sugjerimet  apo idetë tuaja duke na shkruar në info@businessmag.al ose  në blogun e BusinessMag: http://businessmag.al/blogs/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0