Besimi në ekonomi bie për të katërtin muaj radhazi - Business Magazine Albania

Besimi në ekonomi bie për të katërtin muaj radhazi

Prej katër muajsh treguesi i ndjesisë ekonomike që mat pulsin e bizneseve dhe konsumatorëve vjen me rënie sipas Bankës së Shqipërisë. Kështu, teksa hyjmë në muajt e fundit të vitit bizneset presin një situatë më të turbullt përpara tyre.

Anketa që zhvillohet nga Banka e Shqipërisë merr për bazë indikatorë si prodhimi gatë tre muajve të kaluar, kontratat porositëse dhe pritshmëritë e çmimeve në të ardhmen, të gjitha vijnë me përkeqësim. Kësaj vale pesimiste i janë bashkuar edhe sektorët e tregtisë dhe shërbimeve, ku ecuria aktuale e aktivitetit të tyre paraqitet me rënie të thellë.

Lexo edhe: Bie besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë e vendit

Industria dhe ndërtimi janë dy sektorët që presin goditjen më të rëndë, veçanërisht në kontratat porositëse dhe prodhimin aktual, sipas anketës. Ndërtimi ka shënuar një nga rëniet më të forta, pas vrullit në fillimin e vitit.

Nga krahu tjetër besimi i konsumatorëve në ekonomi ka pësuar një përmirësim të lehtë gjatë shtatorit, por larg mesatares afatgjatë. Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe prirjen pozitive për ecurinë  aktuale  të  çmimeve. Nga krahu tjetër situata financiare e njerëzve është përkeqësuar si dhe aftësia e tyre për të kursyer, ndërsa anketa tregon se shumë prej tyre ia dalin vetëm që të mbyllin muajin pa hyrë në borxhe me të ardhurat aktuale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0