BERZH mbështet Raiffeisen në Shqipëri për rritjen e kreditimit të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme - Business Magazine Albania

BERZH mbështet Raiffeisen në Shqipëri për rritjen e kreditimit të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme

BERZH

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Raiffeisen Bank në Shqipëri  bashkohen sërish për të nxitur financimin e sipërmarrjeve mikro, të vogla,  dhe të mesme në Shqipëri.

BERZH do të ofrojë një garanci prej 65 milionë euro për Raiffeisen Bank në Shqipëri në monedhën vendase të lidhur me portofolin e bankës në vend. Kapaciteti shtesë që do të gjenerojë garancia do t’i mundësojë bankës Raiffeisen alokimin e financimeve të reja për sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri duke rritur mbështetjen në ekonomi. 10 për qind e fondeve të reja do të përdoren për financime të gjelbra në përputhje me qasjen e BERZH për Tranzicionin drejt Ekonomive të Gjelbra (GET).

Garancia e re shtesë do të ofrohet nën skemën inovative të BERZH, Garanci për Rritje, që bazohet në suksesin e nismës së parë të prezantuar në fund të vitit 2020 përmes një programi prej 100 milionë euro në monedhën vendase për Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH në Shqipëri tha: “Qasja në financime për bizneset e vogla dhe të mesme përmes bashkëpunimit me bankat në vend është një nga prioritetet e BERZH në Shqipëri. Ne jemi të lumtur për këtë partneritet me Raiffeisen Bank në Shqipëri për të mbështetur bizneset e vogla përfshirë dhe investimet e tyre për energjinë e gjelbër.”

Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri tha:“ Pas suksesit të nismës së parë të Garancisë për Rritje me BERZH , e cila rriti potencialin tonë huadhënës në treg, ne jemi të lumtur të nënshkruajmë një garanci shtesë prej  65 milionë euro. Kjo garanci do të rrisë financimet e gjelbra dhe do të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm në vend. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie të shkëlqyer e afatgjatë me BERZH dhe besojmë në vazhdimësinë e saj. ”

Lexo: Inovacioni te të rinjtë e shkollave të mesme: Panairi i kompanive të nxënësve nga Junior Achievement of Albania

Projekti është në përputhje me programin e bashkëpunimit teknik të dedikuar të BERZH me Bankën e Shqipërisë, i cili përqëndrohet në përafrimin e kuadrit rregullator me atë të bankave të Bashkimit Europian. Programi mbështetet nga  Luxembourg – Official Development Assistance (ODA) Technical Co-operation Fund dhe forcon përpjekjet e bëra në kuadër të Vienna Initiative ku BERZH është aktive në ruajtjen e stabilitetit financiar përmes promovimit të përafrimit të kuadrit rregullator të bankave me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Raiffeisen Bank është banka e dytë më e madhe në Shqipëri për portofolin e huave, me 16.6 për qind të tregut dhe me shërbime në të gjithë vendin. Pjesë e grupit austriak Raiffeisen Bank International AG.

Deri më sot, BERZH ka investuar mbi 1.8 miliardë euro në Shqipëri.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0