BERZH financon OTP Bank me 5 milionë euro për të mbështetur SME-të - Business Magazine Albania

BERZH financon OTP Bank me 5 milionë euro për të mbështetur SME-të

BERZH financon OTP Bank

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ofrojë një hua prej 5 milionë euro për OTP Bank Albania për të përmirësuar konkurueshmërinë për bizneset e vogla dhe të mesme në vend, si përgjigje ndaj pasojave të rënda të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit  në ekonominë vendase dhe rajonale.

Programi është pjesë e një nisme më të madhe të BERZH dhe BE për të mbështetur SME-të në Ballkanin Perëndimor. Sipërmarrjet mund të përfitojnë nga huatë për të investuar në përmirësimin e linjave të prodhimit dhe paisjeve si dhe për të rritur standardet drejt përafrimit me BE për cilësinë e produktit, sigurinë dhe aspekte të tjera të ngjashme e për t’u bërë më të qëndrueshëm dhe konkurues në tregjet vendase dhe ato të jashtme.

Krahas kësaj, SME-të mund të përfitojnë asistencë teknike të personalizuar për të përgatitur projektet, si dhe incentiva në formë grantesh me vlerë deri më 15% të totalit të huasë pas përfundimit të suksesshëm të projekteve. Asistenca teknike dhe grantet do të jenë të financuara nga fondet e Bashkimit Europian.

Matteo Colangeli, Drejtor i BERZH në Shqipëri tha: “ Ne jemi shumë të lumtur të prezantojmë programin për Konkurueshmërinë e SME-vë në Shqipëri dhe të rrisin partneritetin tonë me OTP Bank. Pas implementimit të suksesshëm në vende të tjera të rajonit, ne jemi të sigurt se programi do t’i ndihmojë SME-të shqiptare për përafrimin me standardet e BE, përmirësimin e performancës së tyre dhe rritjen e konkurueshmërisë vecanërisht në tregjet e eksportit.

Luigi Soreca, Ambasador i BE në Shqipëri tha: “Programi i BERZH dhe BE për Konkurueshmërinë mbështet SME-të në Ballkanin Perëndimor. Ai përfaqëson një hap të mëtejshëm për SME-të shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt një ekonomie konkuruese të bazuar tek ekspertiza e njohurive. Përgatitja teknologjike dhe sofistikimi i bizneseve janë  shtysa të rëndësishme drejt rritjes së standardeve ndaj BE është e lumtur të ofrojë ndihmën e saj.“

Bledar Shella, Drejtor i OTP Bank Albania tha: “Mbështetja e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në vend ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një zgjedhje strategjike e OTP Bank Albania. Kur programet, si ky që prezantojmë sot, me mbështetjen e BERZH paraqiten si mundësi, angazhimi ynë për t’u dhënë jetë është maksimal. Ne kemi besuar gjithnjë se potenciali i sipërmarrjeve shqiptare në segmentin e SME-ve është shumë i madh dhe mundësitë për t’u bërë konkurues në tregjet e huaja nuk mungojnë tani. Sot u formalizua pikërisht kjo qasje që synon të përforcojë dhe lehtësojë Programin e Konkurueshmërisë midis SME-ve”.

Lexo: OTP Bank është duke kërkuar partnerë të rinj për startup 

Deri më sot BERZH ka investuar 1. 4 miliardë Euro në 100 projekte në Shqipëri. Strategjia e Bankës në vend fokusohet tek qeverisja, konkurueshmëria e sektorit privat, përfshirja, diversifikimi i energjisë dhe tranzicioni drejt minimizimit të emetimeve të karbonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0