OTP Bank është duke kërkuar partnerë të rinj për startup



OTP Bank hap edicionin e tretë të programit të partneritetit ndërkombëtar për bizneset startup që njihet ndryshe edhe si Programi i Partneritetit për Startup_et i OTP Bank. Ky program vlen për të gjithë startup_et, të cilat kanë një produkt të gatshëm për t’u hedhur në treg dhe të cilat mund të aplikojnë duke filluar nga data 14 tetor 2019.
Ky edicion i programit ofron mundësi edhe më të gjera për zhvillimin e biznesit për aplikantët. Iniciativa është përhapur edhe në nivel Grupi, dhe për herë të parë, pesë filiale të Grupit OTP do të jenë pjesë e këtij programi përveç selisë qendrore në Hungari. Për këtë aryse, ky projekt pilot do të zhvillohet në disa vende të rajonit të Evropës Lindore dhe Qendrore. Për më tepër — duke qenë se qëllimi i kësaj iniciative është që me përfundimin e periudhës pilot prej 3 muajsh, të shndërrojnë sa më shumë startup-e në partnerë afatgjatë të Grupit – programi do të pasohet nga një periudhë 6-mujore, e cila ka për qëllim të mbështesë më tej këtë bashkëpunim. Kjo fazë do të jetë e vlefshme për kompanitë e grupeve me performancë më të lartë.

Lexo: OTP Bank në Shqipëri. Një histori 15 vjeçare këmbëngulje

Përveç mundësisë që u jep startup_ve për të punuar në projekte të orientuara drejt rezultateve bazuar në nevoja konkrete të biznesit, ky program vë një theks të veçantë në përshpejtimin e zhvillimit të biznesit nëpërmjet një rrjeti të gjerë mentorësh dhe mundësisë për krijuar kontakte në nivel ndërkombëtar. Kjo reflektohet gjithashtu edhe nga zgjerimi i grupit të partnerëve pjesëmarrës në këtë program duke filluar nga korporata ndërkomëtare deri në aktorët e njohur të ekosistemeve të inovacionit.
Programi i Partneritetit për Startup i OTP Bank është në kërkim të aplikantëve në 5 + 1 nga kategoritë e mëposhtme:

  • Të dhëna të avancuara & Mjete analizuese,
  • Përvoja dhe shërbimi ndaj klientit,
  • Efikasiteti i brendshëm,
  • Risitë e produkteve,
  • Bankingu për Bizneset SME,
  • Zgjidhje krejtësisht inovatore, të cilat nuk i përkasin asnjë prej kategorive të listuara më sipër por që janë të lidhura me sektorin bankar.

Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës me tre hapa. Pas plotësimit të formularit të aplikimit në internet, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në një intervistë online me përfaqësuesit e njësive përkatëse të biznesit nga OTP Bank. Në përfundim të procesit, kandidatët më premtues do të kenë mundësinë të takohen me një grup vendimmarrësish nga OTP Grup në Budapest përgjatë aktivitetit dy ditor të Kampit të Përzgjedhjes në janar 2020. Komunikimi gjatë këtij aktiviteti do të kryhet më së shumti online. Përfaqësues nga kompanitë e Grupit OTP do të jenë të ftuar në Hungari ose në zyrat e filaleve të bankës në vende të tjera pjesëmarrëse për disa ditë çdo muaj për të rishikuar progresin dhe për të marrë vetë pjesë në seminaret e organizuara.Rezultatet do t’u prezantohen drejtuesve të Grupit OTP nga startup_et përgjatë Demo Day në fund të majit. Në vazhdim, kompanitë më të suksesshme të grupit mund të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me OTP Group përgjatë fazës 6 mujore.

“Gjatë dy programeve tona të mëparshme, ne shqyrtuam propozimet e rreth 500 startup_eve për një bashkëpunim të mundshëm dhe realizuam projekte pilot me 17 prej tyre. Përpara se të shpallim hapjen e programit të ri, ne gjithmonë bazohemi në eksperiencën e fituar nga programet e mëparshme. Për këtë arsye, në edicionin e sivjetshëm periudha pilot prej tre muajsh do të pasohet nga një periudhë gjashtë mujore, e cila ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë. Gjithashtu, jemi tepër të entuziazmuar, që ky program po zgjerohet duke përfshirë në të edhe pesë filiale të OTP Grup, të cilat kanë shprehur dëshirën për t’ju bashkuar nismës tonë.

Lexo: Konkurrenca miraton blerjen e Societe Generale Albania nga OTP Bank

Falë pjesëmarrjes dhe mbështetjes së tyre, programi i këtij viti do të jetë krejtësisht ndërkombëtar, si përsa i përket profilit të startup_eve pjesëmarrës ashtu edhe njësive pilot të biznesit.” Kështu u shpreh András Fischer, Drejtori i Departamentit Retail të Inovacionit në OTP Bank, në lidhje me fillimin e këtij programi.

OTP Bank

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale