“Belong”, qasje e mirë për t'u informuar rreth kancerit, bazuar në inteligjencën artificiale - Business Magazine Albania

“Belong”, qasje e mirë për t’u informuar rreth kancerit, bazuar në inteligjencën artificiale


Tre sipërmarrës izrealitë Eliran Malki, Irad Deutsch dhe Ohad Rubin kanë zhvilluar aplikacionin falas, bazuar në inteligjencën artificiale pasi humbën të afërmit e tyre nga kanceri.

“Belong – Beating Cancer Together” është rrjeti më i madh shoqëror në botë për pacientët me kancer dhe lejon qasje më të lehtë tek profesionistët e shëndetit dhe njerëzit me kushte të ngjashme.

Zhvillimi i aplikacionit ishte startapi Belong.Life, i themeluar në vitin 2015 nga këta tre sipërmarrës, pasi humbën të afërmit e tyre nga kanceri.

Si funksionon aplikacioni Belong

Malki, Deutsch dhe Rubin kanë zhvilluar aplikacionin falas, bazuar në inteligjencën artificiale, në sajë të së cilës pacientët mund të marrin përgjigje nga profesionistët, bisedojnë me pacientët e tjerë dhe përdorin shërbimin e korrespondencës të studimeve klinike të Belong.

Belong ka bashkëpunime të vazhdueshme me American Cancer Society, Colorectal Cancer Canada (CCC) dhe GO2 Foundation for Lung Cancer.

Lexo: Bashkim Ziberi, shkencëtari pjesë e ekipit që po evoluon luftën ndaj kancerit

Kompania ka marrë një fond nga IQVIA, një ofrues global i analizave të avancuara, zgjidhjeve teknologjike dhe shërbimeve për hulumtimin e kontratave për industrinë e shkencave të jetës.

Fondi do të përdoret për avancimin dhe zgjerimin e rrjetit dhe Platformën e Përfshirjes së Pacientëve (PEP), një platformë e dizajnuar për të përmirësuar angazhimin, edukimin, pajtueshmërinë, kënaqësinë, koordinimin dhe efikasitetin. ‘kujdes shëndetësor’.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0