Bëhuni pjesë e eventit virtual Startups Talks-Western Balkan Series - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e eventit virtual Startups Talks-Western Balkan Series

Startup Macedonia është një platformë ekosistemi të Startup-eve, që mbështet rritjen e organizatave Startup dhe Startup Support në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Së fundmi, Startup Macedonia, ka zgjeruar partneritetin e saj me Oracle duke u bërë një Partner me Vlerë i Produkteve të Oracle, që mbulon Greqinë, Qipron, Maltën, Shqipërinë, Kosovën dhe  Republikën e Maqedonisë. “Ne jemi të lumtur, që po zgjerojmë më tej partneritetin tonë me Oracle dhe jemi shumë të sigurt se ky bashkëpunim do të përshpejtojë rritjen e biznesit për të dyja kompanitë. Gama e produkteve Oracle, do të na mundësojë që të kujdesemi për nevojat e partnerëve tanë dhe për të rritur shtrirjen tonë të tregut “, thotë Dejan Aleksov, themelues i Startup Macedonia.

Në kuadër të situatës botërore të krijuar si pasojë e Covid 19, Startups Talks- Western Balkan Series do të zhvillohet virtualisht, sepse çdo pengesë mund të kthehet në mundësi. Përmes këtij formati të ri, synon të mësojë pjesëmarrësit rreth kompanisë Oracle dhe mënyrës sesi vepron dhe drejton kjo kompani. Në këtë aktivitet mund të jeni pjesëmarrës në diskutimet me mentorët dhe drejtuesit e Oracle dhe kompanive më të suksesshëm në këtë drejtim.

Klikoni këtu për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0