Bëhu pjesë e takimit global online të Society3 - Business Magazine Albania

Bëhu pjesë e takimit global online të Society3


Pasi krijoi një nga programet e suksesshme të akselerimit dhe punoi me sipërmarrësit, Society3 ka nisur një event takimi online për të sjellë së bashku sipërmarrës nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth kulturës së Silicon Valley dhe si të krijojnë startup-e mbi këtë kulturë.

Lidhja bëhet online në datën 05 Prill 2018 ora 18:30

Të krijosh një kopje të thjeshtë të Silicon Valley nuk do të funksionojë dhe definitivisht nuk është fryma e vetë Silicon Valley. Bota dixhitale tashmë i mban të gjitha asetet e nevojshme. Society3 nuk kërkon të “përmirësojë” Silicon Valley, por të qëndrojë në të duke marrë kulturën e mahnitshme që u krijua atje në një nivel të ri. Me takimin e tij Global Online, Society3 është në prag të krijimit të një kulture të re të sipërmarrësve për të rritur ndjeshëm normat e suksesit të startup-eve pa marrë parasysh se ku ndodhen ato.

Takimi do të lidhë në nivel global ata, të cilët tashmë kanë një ide të mirë për një ekosistem të hapur ku ne të gjithë mund të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndërtojmë biznese që mund të rriten shpejt, të krijojnë vende të reja pune dhe të ofrojnë vlera.

Dy thirrje për aplikime të ndryshme janë nisur: Lindja bën thirrje për pjesëmarrësit nga Europa dhe Azia dhe Perëndimi bën thirrje për pjesëmarrës nga Europa, Afrika dhe Amerika.

Axhenda

Shkëmbimi i ri

  • Krijimi i një shkëmbimi global për mendjet inovative
  • Si mund të përfitojnë sipërmarrësit, investitorët?
  • Cila është eksperienca jonë pas 20 vitesh Silicon Valley?
  • Si mundet që çdo sipërmarrës në mbarë botën të shfrytëzojë lidhjet globale?

 Akseleratori global

  • Drejtimi i akseleratorit të parë global online në mënyrë që çdo sipërmarrës të mund të bashkohet, pavarësisht se ku ndodhet
  • Temat kryesore janë: vizione të guximshme, modele biznesi ‘disruptive’, strategji të ndryshme për buxhetin dhe rritjen, mbledhje fondesh

Tregtia globale për çdo startup

  • Ndërtimi i sistemit të parë global të tregtimit dhe transaksionit për sipërmarrësit e rinj duke përdorur teknologjinë blockchain
  • Përçimin e biznesit në pothuajse çdo vend më shpejt se kurrë më parë – me pothuajse asnjë kosto

Nuk ka zëvendësim mes një takimi ballë-për-ballë, ashtu sikur nuk ka zëvendësim për një koncert të mrekullueshëm live. Megjithatë ne dëgjojmë muzikë MP3 çdo ditë. Kjo konferencë online ka të bëjë me angazhimin në internet, duke krijuar një mendim për bashkëpunimin online dhe një eksperiment për të krijuar një ekosistem online të lidhur në mënyrë të përhershme – pak a shumë si Silicon Valley.

Kërkesat: Lidhje të mirë për internetin dhe një mënyrë për të dëgjuar dhe idealisht folur online.

Për më shumë detaje dhe për t’u regjistruar klikoni këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0