BEC i mbështetur nga Bill Gates planifikon të investojë 15 miliardë dollarë në teknologjinë e pastër - Business Magazine Albania

BEC i mbështetur nga Bill Gates planifikon të investojë 15 miliardë dollarë në teknologjinë e pastër

teknologjinë e pastër

Breakthrough Energy Catalyst, një fond privat-publik i mbështetur nga miliarderi i Microsoft, Bill Gates, thuhet se po planifikon të investojë deri në 15 miliardë dollarë në projekte të teknologjisë së pastër në të gjithë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian.

BEC, një fond në kuadër të Grupit më të gjerë të Breakthrough Energy që u themelua nga Gates në 2015, ka mbledhur mbi 1.5 miliardë dollarë nga bizneset dhe organizatat bamirëse deri më tani. Por Jonah Goldman, drejtori menaxhues i Breakthrough Energy, tha për Financial Times se fondi përfundimisht planifikon të mobilizojë 10 herë më shumë se ajo shumë, ose 15 miliardë dollarë.

Për të shpërndarë 15 miliardë dollarë, Goldman tha se fondi planifikon të përdorë struktura financiare novatore dhe marrëveshje partneriteti. “Ne me të vërtetë po përpiqemi të demonstrojmë se cilat nga rrugët teknologjike do të jenë më efektive.”

Lexoni: Objektivi i Bill Gates për vitin 2022: Të sigurohet “që Covid-19 të jetë pandemia e fundit”

Në website e tij, Breakthrough Energy e përshkruan BEC si një “program për të demonstruar se si mund të financojmë, prodhojmë dhe blejmë zgjidhje të reja që do të mbështesin një ekonomi me karbon të ulët”. BEC fillimisht do të fokusohet në kapjen e drejtpërdrejtë të ajrit, hidrogjenin e gjelbër, ruajtjen e energjisë afatgjatë dhe karburantin e qëndrueshëm të aviacionit. Fondi, i cili planifikon të investojë në projekte të mëdha që nuk do të ishin financiarisht të qëndrueshme, do të bëjë donacione filantropike, investime të kapitalit dhe marrëveshje për marrjen e produkteve.

BEC njoftoi në shtator se kishte siguruar investime nga Microsoft, BlackRock, General Motors, American Airlines, Boston Consulting Group, Bank of America dhe ArcelorMittal. Ka marrë gjithashtu mbështetje nga Departamenti i Energjisë i SHBA-së dhe krahu ekzekutiv i BE-së, Komisioni Europian.

/cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0