Bashkimi Europian i ka rekomanduar vendeve anëtare lejimin e udhëtarëve nga 12 shtete të botës, të cilat plotësojnë kriteret e vendosuara nga BE për situatën epidemiologjike. Shqipëria nuk është një prej këtyre vendeve.
Vendimi për hapjen ose jo të kufijve me një vend të caktuar i takon secilit prej vendeve.
Business Mag sjell më poshtë listën e përditësuar në 16 korrik:
- Algjeri;
- Australi;
- Kanadë;
- Gjeorgji;
- Japoni;
- Marok;
- Zelanda e Re;
- Rwanda;
- Korea e Jugut;
- Tajlandë;
- Tunizi;
- Uruguay.
Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.
Lexoni: SHBA nis fushatë ndërgjegjësuese për mbajtjen e maskave
Sa i përket situatës epidemiologjike, vendet e treta të listuara duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme, veçanërisht:
- numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë të jetë afër ose nën mesataren e BE-së
- vendi të ketë tendencë të qëndrueshme ose në rënie të rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme;
- përgjigjja e përgjithshme e vendit ndaj COVID-19 duke përfshirë aspekte të tilla si testimin, mbikëqyrjen, gjurmimin e kontaktit, kontrollimin, trajtimin dhe raportimin, si dhe besueshmërinë e informacionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto