BE planifikon ndalimin e produkteve plastike

BE planifikon ndalimin e produkteve plastike


Mjetet plastike, pipëzat, lugët e kafes dhe kunjat për pastrimin e veshëve shumë shpejt do ta kenë të vështirë të hyjnë në Europë. Komisioni Europian paraqiti një projekt-direktivë që synon dëbimin e produkteve një-përdorimshme, në luftë kundër mbetjeve plastike.

Komisioni Europian propozoi rregulla të reja për BE-në që synojnë të reduktojnë ndotjen plastike në qytete dhe oqeane duke ndaluar produkte të ndryshme plastike.

Çfarë propozon drafti?

  • Ndalim i përdorimit të produkteve plastike si pipëzat, pjatat plastike, lugët plastike të kafes, pastruesët e veshit dhe mbajtëset plastike të tullumbaceve.
  • Frenimi i përdorimit të gotave plastike për pijet, si dhe kontejnerët e plastik.
  • Prodhuesit e produkteve të caktuara do të kërkohen të mbulojnë shpenzimet e pastrimit dhe trajtimit të mbeturinave, duke përfshirë: produktet e duhanit me filtra (të tilla si bishtat e cigareve), qese plastike, mbështjellëset e karameleve, qeset e patatinave dhe letrave të lagura.
  • Fashat e mestruacioneve, letrat e lagura dhe tullumbacet do të kërkohet të shtojnë një etiketë që tregon se si produkti duhet trajtuar pas përdorimit.
  • Çdo shtet anëtar duhet të përdorë një sistem depozitimi ose një masë tjetër për të mbledhur 90% të shisheve plastike të përdorura në vendin e tyre deri në vitin 2025.
  • Një rritje e informacionit për konsumatorin në lidhje me rreziqet e paketimeve plastike.

BE shpreson të shmangë zemërimin e konsumatorit mbi ndryshimet e mundshme duke edukuar publikun për alternativat miqësore me mjedisin.

Nënkryetari i BE Frans Timmermans e vlerësoi projekt-direktivën, duke thënë: “Mbetjet plastike janë padyshim një çështje e madhe dhe europianët duhet të veprojnë së bashku për të trajtuar këtë problem, sepse mbeturinat plastike përfundojnë në ajrin tonë, tokën tonë, oqeanet tona dhe në ushqim.”

Qeveria gjermane sinjalizoi miratimin e këtij plani të Komisionit Evropian. Ministrja e Mjedisit Svenja Schulze, tha se “produktet plastike me një përdorim” duhet kenë një zgjidhje në nivel europian dhe gradualisht të nxirren jashtë qarkullimit”.

Direktiva e propozuar tani do të shkojë në Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian për miratim. Nëse direktiva miratohet, shteteve anëtare të BE-së do t’i jepet një afat kohor për t’iu përshtatur ndryshimeve. Zyrtarët e Komisionit të BE-së i kërkuan institucioneve të “japin rezultate të prekshme” përpara zgjedhjeve të BE në dymbëdhjetë muaj.

/TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0