"BE për Bashkitë" përmbyll një rrugëtim 3-vjeçar në mbështetje të 19 Bashkive shqiptare - Business Magazine Albania

“BE për Bashkitë” përmbyll një rrugëtim 3-vjeçar në mbështetje të 19 Bashkive shqiptare

"BE për Bashkitë" përmbyll një rrugëtim 3-vjeçar në mbështetje të 19 Bashkive shqiptare

BE për Bashkitë” përmbylli dje një rrugëtim 3-vjeçar në mbështetje të 19 Bashkive shqiptare. Me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, ky projekt ndikoi drejtëpërdrejtë në komunitetet vendore, përmes ndërhyrjeve infrastrukturore, përmirësimit të shërbimeve dhe ngritjen e kapaciteteve në nivel vendor.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato në fjalën e mbajtur, ndër të tjera u shpreh: “Roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Përafërsisht 70% e zbatimit të të gjithë legjislacionit të BE-së dhe standardeve të BE-së ndodh në nivel lokal. Kështu, autoritetet vendore bëhen mbrojtëse të standardeve të BE-së në nivel lokal. Për ta bërë këtë me sukses, ata duhet të rrisin kapacitetin e tyre për të absorbuar fondet e BE-së, për të forcuar bashkëpunimin ndërbashkiak dhe rajonal dhe për t’u angazhuar me shoqërinë civile, sipërmarrësit, grupet rinore dhe komunitetet lokale.

Lexo edhe: AI Appreciation Day: Celebrating the Power of AI [Event rrjetëzimi]

Kjo është arsyeja pse BE-ja ka mbështetur 19 bashki me grante investimi në vlerë prej 1.7 milionë euro, në përputhje me nevojat e qytetarëve vendas. Rezultatet kanë pasur një ndikim transformues, duke ngritur kapacitetet e stafit bashkiak, duke ofruar gjithashtu infrastrukturë dhe shërbime të përmirësuara në arsim, përfshirje sociale, kulturë, mbrojtjen e mjedisit, fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik lokal për qytetarët.”.

Po ashtu, Ambasadori Gonzato njoftoi se mbështetja e BE-së për qeveritë vendore do të vazhdojë me një buxhet të rritur ndjeshëm prej 10 milionë euro për fazën tjetër të programit EU4MUNICIPALITIES, i cili duhet të fillojë në vitin 2025 dhe të sigurojë grante shtesë në dobi të Bashkive dhe qytetarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0