Lajmi u bë i ditur sot nga Këshilli i BE-së, pas miratimit të ndryshimeve të buxhetit të BE-së për vitin 2020, amendim që përfshin dhe ndihmën për Shqipërinë. Kjo shumë, veçse një pjesë e mbi 1.15 miliardë eurove të premtuara, pritet të shkojë për rindërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave kyçe publike, si dhe për mbështetjen ndaj ringritjes së bizneseve.
Shuma për Shqipërinë u miratua bashkë me paketën e përgjigjes së BE-së ndaj krizës së shkaktuar nga përhapja e Covid-19 dhe ndihmën ndaj Greqisë për situatën me emigrantët. Nga paketa e përgjithshme prej 3.5 miliardë euro, 3.1 miliardë euro do të përdoren për mbështetjen e vendeve të BE-së në luftën kundër virusit, prokurimin dhe shpërndarjen e furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore në vendet e BE-së, transportin e pacientëve në spitalet përtej kufinjve kombëtarë, zhvillimin e mjekimeve dhe metodave të testimit, dhe financimin e riatdhesimit të qytetarëve evropianë. 350 milionë euro shkojnë për të ndihmuar Greqinë t’i përgjigjet presionit në rritje të migrimit. Dhe 100 million për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit.
Më 17 shkurt, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nënshkruan marrëveshjen për dhurimin e 115 milionë eurove në ndihmë të procesit të rindërtimit pas tërmetit.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënoi nisjen e Konferencës së Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e faturës së dëmeve të tërmetit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.