Shqipëria ka marrë miratimin e certifikatës digjitale të vaksinimit nga Komisioni Europian. Në fakt, Shqipëria është një nga 7 vendet për të cilat Komisioni Europian lëshoi miratimin, duke përfshirë Andorën, Ishujt Faroe, Izraelin, Monakon, Marokun dhe Panamanë.
Shtatë vendet do të lidhen me sistemin e BE-së dhe certifikatat COVID që ata lëshojnë do të pranohen në BE me të njëjtat kushte si certifikatat dixhitale të BE-së për COVID. Falë këtij vendimi qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë më lehtë drejt dhe nga BE, duke pasqyruar vetëm certifikatën e vaksinimit me një nga vaksinat e miratuara nga EMA.
“Gjatë kësaj vere ne kemi parë që qytetarët janë në gjendje të udhëtojnë të sigurt falë certifikatës dixhitale të COVID të BE-së. Kjo është një situatë e favorshme. Qytetarët mund të gëzojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojnë të kompensojnë humbjet e muajve të kaluar. Që nga qershori, janë lëshuar më shumë se 420 milionë certifikata të BE -së. Ndaj unë i mirëpres vendet jashtë bllokut, të cilat po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm,” u shpreh Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.