BE heq masat për udhëtimet jo-thelbësore edhe për vendin tonë - Business Magazine Albania

BE heq masat për udhëtimet jo-thelbësore edhe për vendin tonë

udhëtimet jo-thelbësore

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Këshilli ka përditësuar rekomandimin për heqjen e masave kufizuese për udhëtimet jo-thelbësore drejt Bashkimit Evropian.

Këshilli rekomandon që shtetet anëtare të BE-së duhet të lejojnë udhëtimet jo-thelbësore edhe për vendet e treta që janë pjesë e listës së BE-së për heqjen e kufizimeve, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Duke filluar nga data 1 mars, do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së:

  • personat e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE ose OBSH, me kushtin që të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së fundit dhe jo më shumë se 270 ditë para mbërritjes në një shtet të BE-së;
  • personat e rikuperuar nga COVID-19;
  • Për disa nga këta udhëtarë, mund të zbatohen masa shtesë si testimi PCR përpara udhëtimit.
  • Për fëmijët e moshës nën 6 vjeç, Këshilli rekomandon të mos kërkohet apo zbatohet asnjë masë shtesë.

Kujdes! Shtetet anëtare të BE-së gjithashtu mund aplikojnë masa shtesë si karantinimi.

Rekomandimi i Këshillit do të rishikohet sërish brenda datës 30 prill 2022 nga Komisioni Evropian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0