Be blogger! Për çdo artikull të përzgjedhur BKT dhuron 3,000 lekë - Business Magazine Albania

Be blogger! Për çdo artikull të përzgjedhur BKT dhuron 3,000 lekë


BKT do të dhurojë 3,529.41 ALL, shumë nga e cila do të mbahet tatimi në burim në masën 15% me vlerën 529.41 ALL, për çdo artikull të dërguar në adresën beblogger@bkt.com.al që do të përzgjidhet si plotësues i kritereve për t’u publikuar nga një komision i brendshëm i bankës.

Ҫdonjëri nga ju që është i apasionuar pas shkrimeve dhe shfaq interesa të veçanta mbi tema të caktuara bankare apo ekonomike është i ftuar të dërgojë artikullin e tij që mund të jetë edhe fillimi i një serie artikujsh, të cilat do të publikohen në kanalet zyrtare të bankës.

Ju keni mundësinë të nisni hapat e parë të një karriere si blogger, apo ta zhvilloni më tej nëse tashmë jeni influencues i ndjekësve tuaj, duke dërguar shkrime, të cilat tregojnë se si mund të përmirësohet përditshmëria e tyre financiare.

Ju mund të shkruani mbi tema të ngjashme, por jo domosdoshmërisht të kufizoheni rreth tyre:

– Përfitime të përdorimit të një karte
– Bankingu elektronik
– Kursimet
– Menaxhimi i buxhetit familjar
– Si të blesh një shtëpi?
– Ide mbi dekorimin
– Financat individuale
– Menaxhimi i detyrimeve financiare
– etj.

Për këtë arsye cilido që është i/e interesuar mund të dërgojë herë pas here artikuj në shqip dhe anglisht në formatin word në adresën beblogger@bkt.com.al ku do të grumbullohen, përzgjidhen e më pas do të bëhet publikimi i tyre.

Një komision nga banka do të përcaktojë artikullin/artikujt që plotësojnë parametrat e duhur dhe do të shpërblejë bloggerin/bloggerët me 3.000 lekë për çdo artikull të përzgjedhur.

Vetëm artikujt e përzgjedhur do të shpërblehen dhe më tej do të publikohen duke mbajtur emrin e bloggerit që e ka shkruajtur.

Nga ana e BKT do të kontaktohet çdonjëri nga bloggerët, të cilit i është përzgjedhur artikulli, me qëllim shkëmbimin e informacionit për kreditimin e parave.

Kujdesuni që artikujt të jenë autentikë, jo përkthime të ardhura nga faqe të ndryshme.

Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të vendimarrjes mbi të gjitha kundërshtimet që lidhen me këtë fushatë.

Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë fushatë pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë pjesëmarrësi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0