BB miraton huane 100 mln $ per Shqiperine - Business Magazine Albania

BB miraton huane 100 mln $ per Shqiperine


Washington- Banka Boterore miraton huane 100 milione dollareshe per politikat e zhvillimit per Modernizimin e Sektorit Financiar te Republikes se Shqiperise.
Huaja u miratua dje nga Bordi Drejtoreve Ekzekutive te Bankes Boterore.
“Huaja ka si synim te forcoje sistemin rregullator financiar dhe regjimin mbikeqyres si dhe te zbuse cenueshmerine e sektorit bankar dhe jobankar.Huaja mbeshtet axhenden reformuese te Qeverise duke trajtuar sfida kyçe te sektorit financiar”, thuhet ne njoftimin per shtyp te Bankes Boterore.

Huaja mbeshtet reformat ne tre fusha
Huaja mbeshtet reformat ne tri fusha te gjera.
Fusha e pare perqendrohet tek forcimi i aspekteve rregullatore dhe mbikeqyrese te sektorit privat dhe tek permiresimi i rrjetes se sigurise financiare. Keto perpjekje pritet qe te permiresojne pergatitjen e bankave per te perballuar krizat dhe te permiresojne kuadrin e sigurimeve te depozitave.
Fusha e dyte mbeshtet pershpejtimin e zgjidhjes per kredite e keqija. Si rezultat i ketyre masave, perqindja e kredive te keqija pritet qe te ulet ne menyre te konsiderueshme deri ne fillim te vitit 2015. Reduktimi i kredive te keqija do te mbroje stabilitetin financiar dhe do t’u jape mundesi me mira bankave qe t’iu pergjigjen kerkesave per kredi.

Fusha e trete perqendrohet ne forcimin e aspektit rregullator e mbikeqyres per institucionet financiare jobankare. Ajo perpiqet te forcoje pavaresine operacionale dhe kapacitetin e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare, duke e lejuar qe rregulloje dhe te mbikeqyre institucionet financiare jobankare (IFJB) ne menyre sa me efektive.
BB sqaron se kjo eshte nje hua e veçante per politikat per zhvillim e cila levrohet me nje kest te vetem ndersa Bankes Boterore do te mbeshtese autoritetet ne zbatimin e ketyre reformave.”
“Autoritetet jane te angazhuara qe te vazhdojne nje sere reformash afatshkurtra dhe afatmesme per te nxitur zhvillimin e sektorit financiar. Keto reforma perfshijne aktivitete te cilat do te kontribonin me tej ne stabilitetin financiar te vendit, ne zhvillimin e tregjeve financiare, ne permiresimin e perfshirjes financiare dhe ne permiresimin e raportimit financiar te organizatave. Grupi i Bankes Boterore do te mbeshtese autoritetet ne zbatimin e ketyre reformave.
Autoritetet shqiptare te sektorit financiar kane marre persiper te realizojne reforma te rendesishme per te zbutur cenueshmerine e sektorit financiar, thote Mike Edwards, Specialist i Larte Financiar i Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore dhe Drejtuesi i ketij projekti.
“Jemi te inkurajuar nga angazhimi i autoriteteve te sektorit financiar per te vazhduar me tej dhe per te thelluar reformat per te permiresuar menaxhimin dhe zgjidhjen e kredive te keqija, per kuadrin e sigurimit te depozitave, zhvillimin e tregut te sigurimeve, menaxhimin e borxhit publik dhe kuadrit rregullator e mbikeqyres per fondet e investimit”

Shqiperia anetare e BB prej 1991
Shqiperia u be anetare e Bankes Boterore ne vitin 1991. Qe prej kesaj kohe jane mbeshtetur 74 projekte me nje vlere te pergjithshme prej 1.3 miliarde dollaresh nga IDA-ja dhe IBRD-ja, si dhe 49 projekte me vlere te pergjithshme prej 225 milione dollaresh nga IFC-ja. Aktualisht ne Shqiperi po zbatohen gjashte projekte per asistencen sociale, infrastrukturen, ujrat, energjine dhe administrimin e tokes, te cilet po e ndihmojne Shqiperine te arrije zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe social dhe t’i hapin rrugen integrimit evropian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0