Bateria inovative e këtij motori elektrik karikohet për vetëm 10 minuta - Business Magazine Albania

Bateria inovative e këtij motori elektrik karikohet për vetëm 10 minuta

Bateria inovative e këtij motori elektrik karikohet për vetëm 10 minuta
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Një startup finlandez thotë se ka arritur atë që prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë ende po përpiqen ta realizojnë: vendosjen e një baterie solid-state në një mjet prodhimi real. Fillimi bëhet me një motor elektrik që mund të karikohet për gati 200 milje autonomi në vetëm 10 minuta (ose edhe më pak, me një karikues shumë të shpejtë).

Donut Lab, kompania që ka zhvilluar baterinë e re, thotë se ajo është po aq e lirë sa bateritë aktuale litium-jon, por karikohet më shpejt, zgjat më shumë dhe, ndryshe nga bateritë tradicionale, nuk paraqet rrezik zjarri.

“Për 15 vitet e fundit, e gjithë industria e baterive për automjetet ka folur për bateritë solid-state si teknologjia e së ardhmes,” thotë Marko Lehtimäki, CEO i Donut Lab. “Por deri sot, pavarësisht gjithë këtij diskutimi, nuk ka pasur asnjë mjet prodhimi që t’i përdorë ato. Kanë ekzistuar vetëm në laboratorë.”

Verge Motorcycles, një startup që prodhon motorë elektrikë, po përdor baterinë e re në një model që po u dorëzohet klientëve që këtë tremujor. Donut Lab, e cila fillimisht u krijua si një spin-off i Verge, është gjithashtu në bisedime me rreth 100 kompani të automjeteve elektrike që duan të kalojnë në teknologjinë solid-state.

Lexo edhe:  Sa do t’i kushtonte Groenlanda Trumpit? Vendburimet e gazit dhe precedenti i Luizianës

Bateritë solid-state ofrojnë disa avantazhe të mëdha krahasuar me bateritë tradicionale litium-jon. Ato përdorin një elektrolit të ngurtë, në vend të një lëngu ose xheli, çka i bën shumë më të sigurta dhe eliminon rrezikun e marrjes flakë.

Përveç sigurisë, këto bateri janë më efikase dhe mund të karikohen shumë më shpejt, duke e bërë karikimin e një mjeti elektrik më të ngjashëm me mbushjen e rezervuarit me karburant. Verge deklaron se bateria e re e motorit të saj mund të shtojë rreth 186 milje autonomi në 10 minuta, ndërsa me karikues shumë të fuqishëm mund të karikohet edhe për vetëm 5 minuta. Autonomia totale e motorit arrin deri në 370 milje.

Një tjetër përfitim i madh është se bateritë solid-state nuk degradohen shpejt me kalimin e kohës. Sipas Donut Lab, bateria është ndërtuar nga materiale me kosto të ulët dhe që gjenden lehtësisht në mbarë botën.

Teknologjia e re mund të ndihmojë edhe në një problem të zakonshëm të automjeteve elektrike: humbjen e shpejtë të vlerës në tregun e dorës së dytë.

“Kjo bateri zgjat për disa ‘jetë’ të një makine ose motori,” thotë Lehtimäki. “Nga ana e baterisë, praktikisht nuk ka degradim gjatë gjithë jetës së motorit. Nëse del një model i ri dhe dëshiron të shesësh versionin e mëparshëm, bateria është po aq e mirë sa e re.”

Donut Lab është ende në proces patentimi të teknologjisë dhe nuk ka zbuluar detaje mbi përbërjen kimike ose metodën e prodhimit. Kompanitë e interesuara për përdorimin e baterisë kanë akses në më shumë informacion vetëm përmes marrëveshjeve të konfidencialitetit.

Sipas Lehtimäkit, arsyeja pse Donut Lab ka arritur më shpejt se të tjerët është thjeshtësia dhe fleksibiliteti i një startup-i të vogël: aftësia për të lëvizur shpejt, pa barrën e strukturave të mëdha industriale.

 

FC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0