Bashkimi Europian parashikon se në 2023 nis përmirësimi ekonomik - Business Magazine Albania

Bashkimi Europian parashikon se në 2023 nis përmirësimi ekonomik

Pas lajmeve të zymta mbi gjendjen e ekonomisë që kanë pllakosur kontinentin e vjetër fillimisht prej kufizimeve gjunjëzuese të pandemisë së koronavirusit, e më pas prej pasojave zhinxhur të luftës në Ukrainë, nga Brukseli mbërrijnë lajme për dritë në fund të tunelit.

Dega ekzekutive e bllokut europian bën parashikime optimist për rritjen ekonomike këtë vit, dhe pret që unioni të shmangë një recesion. Sipas Komisionit Europian, rritja për 20 vendet e BE-së që përdorin monedhën euro pritet të mbërrijë në 0.8% dhe rritja e përgjithshme për bllokun 27-anëtarësh duhet të prekë nivelin 0.9%.

Lexo edhe: Rama jep lajmin: Studentët shqiptarë mund të studiojnë në Europë virtualisht

“Rritja ekonomikë për këtë vit është rishikuar, dhe do të jetë më e lartë. Ajo llogaritet tani tek 3.5 %, pra 0.3% më shumë nga sa projektohej në vjeshtë. Kjo ishte situata në 2022-shin, dhe tani, për 2023-shin ekonomia e BE-së parqashikohet të shtrihet me 0.8%, që nënkupton 0.5% më shumë nga projeksionet e vjeshtës.” – u shpreh Paolo Gentiloni, komisioner europian i ekonomisë.

Nivelit të lartë të depozitimit të gazit natyror që ka zbuti frikën e racionimit të energjisë gjatë dimrit, duke se i është faturuar merita kryesore e këtij përmirësimi. Sipërmarrjet dhe qeveritë europiane nxituan të gjenin furnizime të reja alternative pasi Rusia ndërpreu shumicën e furnizimeve të gazit natyror në Europë, në mesin e agresionit në Ukrainë. Çmimet e gazit natyror, i përdorur për ngrohjen e shtëpive, industrinë e karburantit dhe prodhimin e energjisë elektrike, arritën nivele rekord verën e kaluar, duke u shtuar deri në 18 herë mbi nivelin e para krizës, cka i bëri familjet dhe bizneset të reduktojnë përdorimin e tyre. Por që prej asaj pike kulmore, cmimet kanë pësuar rënie, edhe pse vazhdojnë të mbëten sërish të larta krahasuar me periudhën përpara konfliktit të Ukrainës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0