Bashkimi Europian nuk i hap kufijtë me Shqipërinë

Bashkimi Europian nuk i hap kufijtë me Shqipërinë

Bashimi Europia

Shqiptarët nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ashtu sikurse pjesa më e madhe e shtetasve të Ballkanit PerëndimorPërjashtim bëjnë vetëm shtetasit nga Serbia dhe Mali i Zi.

Për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë – Hercegovinën kufizimet do të mbeten edhe pas datës 1 korrik.

Komisioni Evropian kishte propozuar pak kohë më parë që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë pasi situata epidemiologjike  e coronavirusit ishte e ngjashme.

Sipas zyrtarëve të BE, lista është bazuar në rrezikun real të situatës epidemiologjike të përhapjes së coronavirus dhe nuk janë aspak politike.

Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qenë fakti që të ketë më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Lista e vendeve me të cilët BE do të ketë të hapur kufijtë do të plotësohet çdo dy javë. Pra lista nuk është përfundimtare. Nëse në vendin tonë do të përmirësohet situata, atëherë unioni mund të hapë kufirin vetëm pas dy javësh.

Përjashtime do të ketë në disa raste: udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera. Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat, të cilët do të kalojnë tranzit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0