Përkeqësimi i situatës me pandeminë e Covid-19 ka bërë që Bashkimi Europian të heqë nga lista e vendeve të sigurta Shqipërinë dhe 5 vende të tjera.
Vendimi është marrë nga Këshilli i BE, ku përveç Shqipërisë, në këtë listë janë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam dhe Japonia. Ky vendim do të jetë në fuqi për dy javët në vazhdim dhe më pas do të rishikohet sërish nëse do të ketë ndryshime apo jo.
Ndërkohë sipas vendimit nga 9 shtatori 2021 shtetet anëtare të BE duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për vende të tilla si: Australia, Bosnje dhe Hercegovina, Kanadaja, Jordania, Zelanda e Re, Katari, Republika e Moldavisë, Arabia Saudite, Singapori, Korea e jugut, Ukraina, Uruguaj, Kina.
I gjithë Ballkani tashmë duket se bën pjesë në listën e vendeve të pasigurta. Më herët Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i janë shtuar kësaj liste.
Lexoni: Certifikata shqiptare e vaksinimit mund të njihet nga BE
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.