Bashkia e Tiranës: grante për biznese të reja “të gjelbërta” - Business Magazine Albania

Bashkia e Tiranës: grante për biznese të reja “të gjelbërta”

Bashkia e Tiranës në kuadër të projektit “Mbështetje financiare (Grant) për biznese të reja “të gjelbërta” të cilat bazohen në një model eko-miqësor, ose biznese ekzistuese të cilat tentojnë të shndërrohen në biznese “të gjelbërta” duke futur elementë go-green në to”,  shpall thirrjen për aplikim.

Të gjithë  individët apo kompanitë e interesuar, ftohen të marrin pjesë në këtë projekt, i cili ka si qëllim:

Stimulimin dhe motivimin e sipërmarrësve për të filluar biznese të reja që janë miqësore me mjedisin, të dizenjuara për të rritur qëndrueshmërinë mjedisore apo për të zhvilluar biznese që janë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre në mjedis dhe për të ndërmarrë hapa jo vetëm për të zbutur dëmin që shkakton metoda dhe produktet e tyre të prodhimit, por për të punuar në mënyrë aktive drejt një planeti më të gjelbër

Projekti synon:

• Të edukojë bizneset për qëndrueshmërinë në mjedisin e tyre rajonal dhe global në ruajtjen dhe kursimin e burimeve të matshme;
• Të mbështesi biznese në përpjekjet e tyre për të adoptuar mënyra të jetesës dhe praktika të biznesit më miqësore ndaj mjedisit;
• Të ndërtojnë bashkësi të njerëzve që ndërmarrin veprime ndaj konsumit më të zgjuar, më miqësor ndaj mjedisit;
• Të përmirësojnë cilësinë e jetës përmes konsumit të mirë dhe ruajtjes së zakoneve, si dhe përfshirjes së shtuar në komunitetin e tyre.

Granti do të mbështesë biznese të reja apo ekzistuese të gjelbërta, për një afat kohor jo më shumë se sa një vit dhe në shumë deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë/ biznes.

Lexo: ALBtelecom mbështet 3 finalistë të Sfida IDEA

Propozimet që do të dorëzohen duhet të përfshijnë dokumentat e mëposhtme:

1. Formularin e Aplikimit për Grantin e Gjelbërt;

2. Planin e Biznesit dhe të Financimit sipas modelit të kërkuar (certifikime/patenta, dokumenta të tjerë suportues të cilat do të vërtetojne për bizneset ekzistente dhe start up elementin eko miqësor);

3. Formularin e vetëdeklarimit;

4. Kopjen e kartës së identitetit;

5. Kopjen e ekstraktit të biznesit nga regjistri tregtar të lëshuar nga QKB për bizneset ekzistuese (nga e-albania);

6. Të gjithë aplikantët që synojnë të hapin një biznes të ri, kanë afat 15 ditë pas aprovimit të Grantit nga Komisioni i Aprovimit të Grantit dhe firmosjes së Kontratës për regjistrimin e biznesit të tyre pranë zyrave të QKB;

7. Vërtetim origjinal për llogari bankare në lekë për bizneset ekzistuese. Bizneset e reja do të sjellin llogarinë bankare pasi të jenë shpallur fitues dhe të jenë regjistruar në QKB.

Të gjithë aplikantët duhet t’i qëndrojnë në mënyrë rigoroze formatit të aplikimit dhe formateve të bashkëngjitura në këtë udhëzim.

Thirrja për aplikim, fillon nga data 01 Shkurt 2021 dhe do të mbetet e hapur për dorëzimin e dokumentacionit deri në datën 31 Mars 2021.

Për aplikim lexo më shumë

Bashkia Tirane

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0