Barrierat Shqipëri-Kosovë. Sipërmarrësit kërcënojnë me pezullim të tregtisë - Business Magazine Albania

Barrierat Shqipëri-Kosovë. Sipërmarrësit kërcënojnë me pezullim të tregtisë


Dhoma e Tregtisë së Tiranës dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë ngritur një grup pune për të listuar  të gjitha problemet e sipërmarrjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kreu i Dhomës së Tiranës Nikolin Jaka ka theksuar në një deklaratë për mediat se, “shqetësimet do të mblidhen deri në mes të këtij muaji”. Ai fton sipërmarrësit të sinjalizojnë problemet deri më 15 korrik.

Konferenca e zhvilluar në Tiranë në maj për mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve mes dy vendeve, vunë në dukje pengesa të mëdha në tregtinë mes sipërmarrjeve të dy vendeve.
Në një sondazh të zhvilluar me sipërmarrjen e Kosovës, Shqipëria radhitej e dyta në pengesat për të bërë biznes, pas Serbisë.

Ndërkohë, Jaka thekson se edhe biznesi shqiptar ka rezervat e tij për pengesat në eksporte.

Sipas tij, “Politika e dy vendeve tona duhet të orientohet drejt ekonomisë. Qeveritë tona të ulen dhe të zgjidhin problemet që hasin dy sipërmarrjet dhe kjo është dhe detyra e forumit dhe jam i bindur që brenda datës 30 korrik ne do dalim me një plan veprimi nëse qeveritë tona nuk marrin parasysh kërkesat e sipërmarrjes së dy vendeve”.

Lexo: Shqipëri-Kosovë, pritet unifikim doganor

Duke iu referuar të dhënave të 6 muajve të parë të këtij viti, Jaka tha se, numri i sipërmarrjeve shqiptare që eksportojnë në Kosovë është më pak se 800. Një shifër jashtë mase e ulët, sipas tij, po ta krahasojmë me potencialet që kanë sipërmarrjet tona të një kombi”.

Pas barrierave tregtare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar më parë se me 1 korrik do të vendosnin barriera në tregtinë me Shqipërinë. Masa e parashikuar është shtyrë deri në fund të këtij muaji. Sipërmarrësit paralajmërojnë se, nëse nuk do të ndërmerren masa, mund të shkojmë deri në bllokimin tregtar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0