Barack Obama fiton çmimin Emmy si ‘rrëfyesi më i mirë’ - Business Magazine Albania

Barack Obama fiton çmimin Emmy si ‘rrëfyesi më i mirë’

Ish-presidenti Barack Obama ka fituar çmimin Emmy si tregimtari apo rrëfyesi më i mirë në dokumentarin e Netflix, “Parqet tona të mëdha kombëtare”. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy Arts Creative më 3 shtator, ish-presidenti Barack Obama ishte një ndër triumfuesit e mëdhenj.

Kompania e prodhimit të Barack dhe Michelle Obamas, krijoi dokumentarin me pesë pjesë mbi parqet kombëtare dhe kafshët e egra në të gjithë botën.

Obama është në gjysmë të rrugës për t’u bërë një fitues i EGOT, dikush që ka marrë çmimet Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony. Ish-presidenti ka fituar më herët edhe dy Grammy për versionet audio të kujtimeve të tij. cbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0