Banorët e kërcënuar nga virusi Korona reagojnë me thirrjen 'Wuhan Jiayou'

Banorët e kërcënuar nga virusi Korona reagojnë me thirrjen ‘Wuhan Jiayou’


Të mbyllur në shtëpitë e tyre, ata që janë më të ekspozuarit ndaj coronavirus, po mbështesin njëri-tjetrin. Të martën e datës 28 janar, që përkonte me 6 ditë izolim të banorëve të qytetin Wuhan, ata vendosën t’i japin zemër njëri-tjetrit duke dalë nëpër qytet me thirrjen “Wuhan jiāyóu!” Kjo ishte një shfaqje shumë frymëzuese e bashkimit të njerëzve, të cilët me të drejtë po ndihen sikur e gjithë bota i ka braktisur.

A po shqetësohesh për virusin Korona? Nëse ti je si pjesa dërrmuese e shoqërisë, përgjigjia është po. Virusi i ri 2019-nCoV është duke u përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës dhe nuk ka asnjë shenjë të ngadalësimit të tij. Studentët e Seattle-it po mbajnë maska, sepse aty u zbulua rasti i parë i virusit në Amerikë. Një rast tjetër sapo është konfirmuar në Çikago, është rasti i parë i transmetimit të virusit nga një njeri tek tjetri. Gjithnjë e më shumë vdekje po raportohen çdo ditë. Nuk duhet mohuar, kjo është një periudhë e frikshme.

Lexo këtu: Mjekët amerikanë po e trajtojnë pacientin me virusin Corona përmes një roboti

​Por, një grup njerëzish kanë më shumë arsye për të pasur më  shumë frikë se ne. Ato janë rreth 12 milionë banorët që jetojnë në Wuhan, Kinë, terreni i parë ku është përhapur virusi Korona. Është e tmerrshme të gjendesh në këtë qytet, por banorët që jetojnë aty nuk mund të largohen. Qyteti është izoluar. Transporti publik është ndaluar prej më shumë se një jave si pjesë e planit të qeverisë kineze për të penguar përhapjen e virusit akoma më shumë.

“Çikagoja e Kinës”

Wuhan, i quajtur disa herë si Çikagoja e Kinës, është qendër transporti dhe prodhimi, ku shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës janë rezidentë. Këta të fundit, shkojnë në Wuhan për të parë prodhimin që bëhet në shumë fabrika të qytetit. Shumë nga këta të huaj, janë larguar ose janë duke u larguar nga Wuhan duke ndjekur planin që u ka ardhur nga qeveritë e tyre përkatëse. Ata mezi presin të arrijnë në shtëpi dhe të jenë larg rrezikut. Duhet të jetë shumë e vështirë për qytetarët e Wuhan të shohin rezidentët e huaj teksa largohen.

Për ta përkeqësuar akoma më shumë çështjen, spitalet në Wuhan janë të mbingarkuar, dhe krevatet e zëna. Madje mjekët janë detyruar të përzënë disa pacientë. Si përgjigje ndaj këtij problemi, qeveria kineze ka ndërmarrë një projekt gjigand për të ndërtuar 2 spitale të mëdhenj brenda 10 ditësh. Ndërkohë, banorët e Wuhan janë izoluar në shtëpitë e tyre. Ata nuk bëjnë dot asgjë dhe janë shumë të shqetësuar.

Është e vështirë të imagjinosh sesi do ishte përjetuar e njëjta situatë në një vend tjetër. Mbase do kishte shumë mosmarrëveshje, madje edhe dhunë. Por në Wuhan, vetëm nga një thirrje e bërë nëpër rrjetet sociale, këta banorë që nuk munden as të udhëtojnë nga një vend në tjetrin, dolën nëpër ballkonet dhe dritaret e tyre duke bërtitur “Wuhan jiāyóu!”. Fjalë për fjalë kjo thirrje përkthehet “Wuhan, hidh vaj!” dhe ka kuptimin “Qëndro i fortë Wuhan”! Kjo thirrje mund të dëgjohej në të gjithë qytetin.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë në një situatë kaq të tmerrshme sa ajo në të cilën ndodhen banorët e Wuhan, por nëse do më duhet të përballem ndonjëherë me diçka të tillë, uroj që të kem kurajon dhe guximin e këtyre banorëve. Ata janë një shembull për të gjithë ne”, thotë Minda Zetlin bashkëautore e librit “The Geek Gap”.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0