Bankat Zvicerane thonë se ditët më të mira të Bitcoin nuk kanë ardhur

Bankat Zvicerane thonë se ditët më të mira të Bitcoin nuk kanë ardhur ende


Bankat Zvicerane Vontobel Holding AG dhe Falcon Private Bank, që të dyja ofrojnë për klientët mundësinë e spekulimit në Bitcoin, thonë se ditët më mira të tij ende nuk kanë ardhur.

Lexoni: Tashmë ju mund të blini sende luksi me Bitcoin, me transaksione anonime

Lëshimi i pashmangshëm i saj dhe i produkteve në Bitcoin do të shtyjë rritjen e mëtejshme të çmimit. Cboe Global Markets Inc. debutoi produktin e parë me bitcoin-futures të Dielën. Ndërkohë CME Group Inc., kompania më e madhe e këmbimit, do të ofrojë diçka të ngjashme deri në fund të vitit.

Këndvështrimet e klientëve janë të polarizuara në ata i shohin produktet e reja në tregun financiar e zakonshëm. Dhe ata të tjerët të cilët besojnë se është thjeshtë një fluskë. Kështu u shpreh Heiko Geiger, CEO i Vontobel në Frankfurt. Bitcoin arriti një rekord të premten me një vlerë prej $17.000. Kjo, një rritje rreth 1500% këtë vit.

E gjithë pamja është shumë e qartë,” u shpreh Geiger. “Disa investitorë presin më shumë likuiditet në treg nëpërmjet kontratave “future”. Ndërkohë të tjerët presin të bëjnë “short”. Në përgjithësi, klientët janë “energjik.”

Zvicra është duke e vendosur veten si një qendër e valutave dixhitale. Ethereum Foundation, që është pas crypto-valutës të dytë më të madhe, është e inkorporuar në vënd. Ndërkohë, qyteti Zug vitin e kaluar drejtoi një pilot ku përdoruesit e shërbimeve publike mund të paguanin me crypto-valutë.

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0