Bankat amerikane rezultojnë me fitime të larta - Business Magazine Albania

Bankat amerikane rezultojnë me fitime të larta

Bankat amerikane

Me sa duket, po kthehen kohët e vjetra në Amwrikë. Tani që janë bërë gati 200 milionë vaksina, baret dhe restoranet janë frekuentuar tepër. Po ashtu, bankat përsëri arijnë kthimin e kapitalit për 20%.

Ka kohë më të gjatë që kur Wal Street nuk mund të jepte rezultate të shkëlqyera si çdo herë. JPMorgan Chase paraqet rritje me 29%, Goldman Sachs me rritje 33%, Bank of America me rritje 20% dhe City Group me rritje 20%.

Ka dy faktorë prapa kësaj rritjeje.

E para është aktiviteti entuziast në tregjet e kapitalit në tremujorin e parë. Për shkak të këtyre lëvizjeve, aksionerët e bankave kanë shkëlqyer, e nuk kishte ndodhur që para krizës financiare globale më shumë se një dekadë më parë.

Faktori i dytë pas performancës së fortë të bankave është perspektiva e ndritshme për ekonominë amerikane. Stimuli i vazhdueshëm i qeverisë ka bërë që huadhënësit të rishikojnë parashikimet e tyre ekonomike.

Rezultatet nga rritja e shpejtë shpjegojnë atë se si çmimet e aksioneve të disa bankave kanë rekuperuar humbjet e tyre që nga Marsi i vitit të kaluar e madje edhe janë rritur. Sidoqoftë, asnjë nga indikatorët e këtyre të ardhurave nuk tregojnë se ky trend do zgjasë shumë. Shterrimi i rezervave të parashikuara për borxhet e këqija nuk mund të sigurojë të ardhurat e qëndrueshme të një banke.

Megjithëse pandemia ka shkaktuar fitime rekord për shumë banka, ajo gjithashtu i ka vendosur ato në një pozitë të vështirë. Kur Rezerva Federale bleu asete për të mbështetur ekonominë, bilanci bankar u rrit tepër. Çdo aktiv i blerë nga Fed krijon një depozitë të re parash që shkon në llogaritë e bankave. Pakot stimuluese dhe tregjet e forta të kapitalit nënkuptojnë që kërkesa për kredi e familjeve dhe e korporatave është e ulët. Rezultati është një akumulim i depozitave, veçanërisht në bankat e mëdha dhe kjo nga ana tjetër rezulton në shtrëngimin e rregullimit pas krizës. Përfundimisht, më tepër depozita dhe fonde likuide, përkeqësojnë raportin e leverixhit, apo raportin e huave të bankave.

Se si do t’i hedhin në treg asetet likuide bankat, mbetet për t’u parë në muajt në vijim. Sidoqoftë, kohërat e mira mund të kthehen, por a do të jenë të mira aq sa kanë qenë?

The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0