Banka hungareze OTP zyrtarizon blerjen e Alpha Bank në Shqipëri- Transaksioni kap vlerën 55 milionë euro - Business Magazine Albania

Banka hungareze OTP zyrtarizon blerjen e Alpha Bank në Shqipëri- Transaksioni kap vlerën 55 milionë euro

Banka hungareze “OTP” ka njoftuar zyrtarisht marrëveshjen e blerjes së 100% të aksioneve të “Alpha Bank” në Shqipëri, për një shifër prej 55 milionë eurosh

. Zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur pikërisht këtë të hënë. “Alpha bank” është një prej 4 bankave më të mëdha greke, dhe kjo lëvizje është pjesë e strategjisë së bankave greke për t`u larguar nga rajoni dhe për t`u përqendruar më shumë brenda vendit. “Alpha Bank” në Shqipëri ndërkohë është banka e 8-të më e madhe në vend, duke zënë rreth 5% të tregut.

Nga ana tjetër banka hungareze “OTP”, e pranishme në Shqipëri aktualisht që pas blerjes së “Societe Generale”, duket se do të rrisë ndjeshëm pjesën e saj të tregut, për të arritur në një total prej 11%. “OTP” njofton gjithashtu se transaksioni pritet të përfundojë në fund të tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm, pasi të marrë aprovimin e autoriteteve mbikëqyrëse në vendin tonë.

Gjatë viteve të fundit, sektori bankar ka ndjekur një trajektore konsolidimi, ku është reduktuar numri i bankave që operojnë, nga 16, në 12 aktualisht. Veç kësaj, një sërë grupesh bankare të huaja, veçanërisht ato greke, janë larguar nga vendi, duke shitur aksionet e tyre te investitorë vendas apo të huaj, siç është edhe rasti i “OTP”, grupit bankar hungarez, i cili tashmë zë një pjesë të konsiderueshme të tregut bankar në vendin tonë./SCAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0