Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim dy prerjet e radhës së serisë së re të kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, 500 Lekë dhe 2000 Lekë.
Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse. Ato pasqyrojnë ndryshime të lidhura me konfigurimin në tërësi të elementeve të shtuara dhe të përmirësuara të dizajnit dhe të sigurisë së kartëmonedhave.
Me këto dy kartëmonedha, Banka e Shqipërisë plotëson hedhjen në qarkullim të serisë së re të kartëmonedhave, e cila përbëhet nga 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë. Kartëmonedhat e reja përdoren si mjete pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve.
Banka e Shqipërisë i inkurajon përdoruesit të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në trajtimin e çdo kartëmonedhe që mbajnë në dorë, për të ruajtur jetëgjatësinë, cilësinë dhe integritetin e tyre.
Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë iu kujton se monedha jonë nuk është as e vjetër e as e re, por është thjesht Lek! Vlera e lekut duhet lexuar siç shkruhet në kartëmonedhë.
Për më shumë detaje klikoni këtu
Lexoni: Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë
Del në treg për herë të parë kartëmonedha 10.000 lekëshe
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.