Banka e Bashkuar e Shqipërisë thirrje e hapur për tender - Business Magazine Albania

Banka e Bashkuar e Shqipërisë thirrje e hapur për tender

Banka e Bashkuar e Shqipërisë

Banka e Bashkuar e Shqipërisë po implementon shërbimin e Internet/Mobile Banking dhe Sistemit të Procesimit të Aplikimeve të Kredisë me qëllim krijimin e lehtësive për klientët e saj dhe mundësimin e një procesi eficent të bankingut.

Kemi kënaqësinë të mirëpresim të gjithë ofertuesit e kualifikuar për të marrë pjesë në procesin e ofertimit.

Një ofertues duhet të jetë i gatshëm të ofrojë zgjidhje për sa më poshtë vijon:

  • Software për origjinën e kredisë për klientët korporatë, biznes i mesëm dhe i vogël
  • Software për origjinën e kredisë për klientët individë
  • Internet/Mobile Banking për klientët e biznesit korporatë, të mesëm dhe të vogël
  • Internet/Mobile Banking për klientët individë
  • Një zgjidhje bankare të integruar që mundëson në të njëjtën kohë shërbime bankare dhe mobile

Për informacion më të detajuar për RFP, dokumentet dhe modalitetet e tjera ju lutemi ndiqni linkun më poshtë: uba.com.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0