Banka Botërore miraton huanë 100 milionë $ për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Banka Botërore miraton huanë 100 milionë $ për Shqipërinë


Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një hua prej 100 milionë USD për politikat e zhvillimit të sektorit financiar për Republikën e Shqipërisë. Projekti i politikave mbështet reformat që synojnë fuqizimin e fleksibilitetit të sektorit bankar dhe të rregullave e të mbikqyrjes së institucioneve financiare jobankare në Shqipëri.

Banka Botërore ka kontribuar për fuqizimin e sektorit financiar në Shqipëri përmes disa projekteve duke përfshirë kredinë e vitit 2014 për politikat e zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar. Ky projekt i ri çon më tej punën dhe rezultatet e projekteve të mëparshme të Bankës Botërore të kreditimit të bazuar tek politikat zhvillimore, të cilat kanë mbështetur një gamë të gjerë reformash për të rikthyer stabilitetin makro-financiar të vendit, rinisjen e rritjes ekonomike, përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe reformimin e sistemit të pensioneve dhe sektorit të energjisë.

Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor: “Reformat e mbështetura nga ky projekt synojnë të trajtojnë cënueshmëritë aktuale të sektorit financiar duke rritur fleksibilitetin e tij. Këto reforma do të krijojnë mjedisin e duhur që institucionet financiare bankare dhe jobankare të zgjerojnë kreditimin ndaj sektorit privat, e kjo si rrjedhojë do të jetë një shtysë për rritjen ekonomike.”

Projekti strukturohet rreth tre shtyllave: miratimi i masave për të reduktuar kreditë e këqija dhe për të forcuar rrjetin e sigurisë financiare; fuqizimi i rregullave, mbikëqyrjes dhe regjimeve të zgjidhjes së problemeve të bankave dhe të shoqatave të kursim – kreditit (SHKK); dhe fuqizimi i rregullave dhe mbikëqyrjes së fondeve të investimit.

burimi: abn.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0