Balkathon, detaje rreth mundësisë së rrugëtimit drejt fitores - Business Magazine Albania

Balkathon, detaje rreth mundësisë së rrugëtimit drejt fitores

Balkathon

Shumë të rinj sipërmarrës dhe përfaqësues ekipesh në fushat inovative na kanë pyetur se si funksionon Balkathon. Për të sjellë detaje, ne zhvilluam një intervistë me Tanja Maras, përfaqësuese e Zyrës se RCC, dhe drejtuese e këtij projekti

Edicioni i dytë Balkathon është lançuar tashmë. Si po shkojnë organizimet? Cilat janë procedurat e aplikimit dhe cilat hapa synoni të ndërmerrni? 

Po, edicioni i dytë i Balkathon po vazhdon dhe afati i fundit për procesin e regjistrimit është 19 maj deri në orën 3 pasdite. Si fillim, aplikantët ftohen të aplikojnë për Balkathon dhe kjo është faza e parë e konkursit, pas kësaj ne do të bëjmë një vlerësim të ideve ku 10 skuadra për secilën temë (maksimum 40 skuadra) do të kalojnë në fazën e dytë (do të punojnë me mentorë). Në fazën e fundit, 12 finalistë (3 ekipe për temë) do të paraqesin zgjidhjet e tyre në eventin final.

Do doja të theksoja se fondi për çmimet është 54,000 euro. Do të jenë katër çmime me nga 10,000 euro secili për idetë më të mira në katër fusha aktuale dhe dy çmime speciale prej 7,000 euro secili për ekipin më të ri dhe për ekipin me numër më të madh të anëtareve gra.

Cilat kritere do të zbatohen përgjatë procesit dhe për procedurën e përzgjedhjes së fituesit?

Procesi i përzgjedhjes ose vlerësimit do të kryhet në tre faza dhe secila fazë do të përmbajë kritere të paracaktuara ose shtesë. Të gjithë aplikimet duhet të plotësojnë kriteret themelore teknike dhe ato janë: cilësia, origjinaliteti, realizueshmëria dhe qëndrueshmëria. Informacione më të hollësishme mbi kriteret mund të gjenden në Balkathon Guidelines.

Cilat janë startup-et dhe sipërmarrjet që synoni të zbuloni dhe fuqizoni në nivel rajonal?

Të gjitha ekipet mund të përbëhen nga individë të kualifikuar, kompani TIK, studentë, individë të interesuar nga OJQ, institucione arsimore, startup-e, etj.

A mund të na tregoni për përvojën e vitit të kaluar? Si kanë evoluar startup-et fituese? Cilat kanë qenë sfidat?

Me qëllimin për të kontribuar në përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të luftuar pandeminë, në qershor 2020 Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal organizoi konkursin e parë rajonal për inovacionin digjital, Balkathon. Gjithçka u mbajt nëpërmjet internetit pasi udhëtimet dhe takimet fizike nuk ishin të mundshme. Rezultati ishte i shkëlqyer. rajoni ynë është plot me ide të shkëlqyera dhe të rinj të aftë që mund dhe duan të bëjnë diçka të re, të vlefshme dhe të qëndrueshme. Ne patëm 88 aplikime nga i gjithë rajoni dhe tre prej tyre u vlerësuan me 10,000 euro secili për idenë më të mirë inovative në turizmin inteligjent, platformën e mësimit digjital dhe zgjidhjen për pagesat në internet. Fituesit përdorën mbështetjen financiare për të zhvilluar plotësisht zgjidhjet e tyre digjitale brenda afatit të caktuar. Këtu mund të shihni Albanën, Miron dhe Erisin, përfaqësues të ekipeve fituese duke dhënë një prezantim të shkurtër të projekteve të tyre https://www.rcc.int/balkathon/.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0