“Balkans Finance Lab” ofron programe trajnimi në financë - Business Magazine Albania

“Balkans Finance Lab” ofron programe trajnimi në financë


Nëse jeni student, keni përfunduar studimet për financë apo keni pasion financën, Balkans Finance Lab është themeluar për t’u dhënë jetë ambicieve tuaja profesionale. ⁣ ⁣

Programi “Financa në praktikë” është hartuar nga profesionistë, ekspertë të fushës së financës dhe kontabilitetit me qëllim përgatitjen dhe pajisjen me aftësitë praktike për tregun e punës.

OBJEKTIVAT E PROGRAMIT⁣

  • Pjesëmarrësit fitojnë përvojë profesionale në fushën e financë-kontabilitet, legjislacionit tatimor/doganor, zbatueshmërisë praktike të SKK / SNRF.
  • Pjesëmarrësit pajisen me aftësi për të hartuar pasqyrat financiare të biznesve dhe organizatave jofitimprurëse.
  • Pjesëmarrësit punojnë me software ndërkombëtarë si QuickBooks dhe software shqiptar si Bilanc⁣.
  • Program gjithëpërfshirës i bazuar në raste studimi praktike në mënyrë që pjesëmarrësit të pajisen me aftësitë e kërkuara në tregun e punës. ⁣

CERTIFIKATA⁣

  • Certifikatë Financë
  • Kontabilitet⁣
  • Certifikatë Programi Bilanc⁣
  • Vërtetim Praktikë Profesionale ⁣ ⁣

KOSTOT E PROGRAMIT⁣

  • Early-bird deri 10 Maj 2019 – 12.000 lekë⁣
  • Çmimi standard 15.000 lekë ⁣
  • Pagesë në 3 këste 18.000 lekë⁣ ⁣

REGJISTRIMI⁣

Email: info@balkanscapital.al⁣
Tel: 067 22 55 777⁣

Pranë zyrave të Balkans Finance Lab: Rruga Brigada 8, ish Blloku.

financë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0