Në muajin prill, u mbajt në Tiranë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të industrisë së real estate në Shqipëri dhe rajon: The Balkan Real Estate Summit, 2024.
Organizuar për të dytin vit nga Extra Group, eventi bëri bashkë drejtues të industrisë, ekspertë dhe entuziastë për të diskutuar të ardhmen e pasurive të paluajtshme në Ballkan si dhe për të prezantuar perspektivën e zhvillimit urban rajonal dhe interesin që ofron secili prej këtyre vendeve për investime të mëdha të pasurive të paluajtshme.
Moderuar nga Blendi Salaj, samiti ofroi njohuri të vlefshme mbi trendet aktuale dhe mundësitë e ardhshme brenda tregut të pasurive të paluajtshme dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon.
Fjalimet hyrëse nga Amarildo Sterkaj, Bashkëthemelues i Extra Group së bashku me Kristian Cuku, CEO Bashkëthemelues i Xtra Capital, theksuan rëndësinë e samitit për nxitjen e bashkëpunimit dhe inovacionit në sektorin e investimeve strategjike në rajon. Ata folën se si misioni dhe vizioni i kompanisë së tyre është fokusuar në invocacione të lidhura me investimet strategjike në rajon dhe se si shërbimet e tyre multidimensionale do të ndikojnë në rritjen e vlerës së këtyre investimeve duke i kthyer në investime green dhe të qëndrueshme. Me sytë tek e ardhmja, platforma e krijuar nga Xtra Capital është ndërtuar duke pasur parasysh qëndrueshmërinë, inovacionin, komunitetin dhe mjedisin. Për më shumë mund të klikoni në https://www.xtra-capital.com/
Në këtë panel gjithashtu folën Rudin Lalo, dhe Katarina Bulatović, të cilët ndanë projektet e tyre me audiencën dhe folën mbi zhvillimet e rëndësishme në aspektet e Real Estate në Shqipëri dhe Malin e Zi.
Paneli i dytë përfshiu shtatë folës nga vende të ndryshme të Ballkanit. Krist Ramaj, Adrian Kengji dhe Nik Ramaj folën për Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Valmir Veseli dhe Enisa Kadri ndanë projektet dhe zhvillimet për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ndërsa Arben Karaxha dhe Denirza Tsekova folën për Greqinë dhe Bullgarinë. Ky panel tregoi sfidat dhe mundësitë unike të tregut të pasurive të paluajtshme në çdo vend të rajonit.
Mbaresa Daci nga XTRA Education foli për rëndësinë e edukimit në formësimin e të ardhmes së pasurive të paluajtshme. Rita Parashumti ndau ekspertizën e saj mbi kujdesin shëndetësor dhe inovacionet parësore ndaj të cilave po priret industria shëndetësore. Ndërsa Edona Sterkaj nga XTRA Healthcare theksoi lidhjen mes kujdesit shëndetësor dhe pasurive të paluajtshme dhe nevojën për zgjidhje inovative dhe krijimin e aksesit ndaj kujdesit shëndetësor në çdo projekt që përfshin zhvillime të reja urbane rezidenciale ose komericale.
Në fund të samitit u mbajt një sesion pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të bisedojnë drejtpërdrejt me panelistët dhe të kërkojnë sqarime mbi temat e diskutuara. Ky sesion interaktiv u mirëprit dhe ndihmoi në kuptimin më të mirë të prezantimeve.
Samiti u mbyll me një sesion rrjetëzimi dhe bashkëpunimi. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me njëri-tjetrin, të diskutonin për bashkëpunime të mundshme dhe të ndanin ide në një moment më informal. Ky moment ishte shumë i rëndësishëm për organizatorët e eventit pasi krijoi mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme profesionale dhe krijimin e një ndjenje komuniteti në sektorin e pasurive të paluajtshme në Ballkan, por mbi të gjitha u krijua mundësia për diskutime mbi investime dhe projekte të përbashkëta.
The Balkan Real Estate Summit, organizuar nga Extra Group, ishte një sukses i madh, duke ofruar njohuri të vlefshme dhe duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet aktorëve kryesorë në rajon. Me panelet interesante dhe mundësitë për rrjetëzim, samiti vendosi një standard të lartë për ngjarjet e ardhshme të industrisë.
Ky artikull u publika më parë në numrin 35 të revistës businessmag.al.
Ju mund të abonoheni këtu dhe të shkarkoni revistën online.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.