Baboon Delivery prezanton “Live Tracking”: një risi që ndryshon mënyrën si përjetojmë dërgesat në kohë reale - Business Magazine Albania

Baboon Delivery prezanton “Live Tracking”: një risi që ndryshon mënyrën si përjetojmë dërgesat në kohë reale

Baboon Delivery, platforma lider e dërgesave në Shqipëri, sjell një inovacion të ri që pritet të ndryshojë mënyrën si konsumatorët përjetojnë procesin e porosisë online: teknologjinë e re të “Live Tracking”, një sistem inteligjent që lejon klientët, restorantet dhe motorristët të ndjekin në kohë reale çdo hap të porosisë, nga momenti i gatimit deri në dorëzim.

Pse “Live Tracking” është një hap përpara?

Në një industri ku çdo minutë ka rëndësi, pyetja që ekipi i Baboon ia bën vetes çdo ditë është e qartë: “Çfarë mund të bëjmë më shumë që porositë e klientëve tanë të dorëzohen sa më shpejt?” Në biznesin e dërgesave “real time”, kompleksiteti është i lartë: në më pak se 30 minuta, restoranti duhet të gatuajë, motorristi të marrë porosinë dhe ta dorëzojë te klienti. Brenda këtij minutazhi, ndodhin dhjetëra procese, dhe çdo sekondë ka peshë. Kështu lindi ideja: a mund të zgjidhet kjo sfidë me proces apo me teknologji? Përgjigjja ishte e thjeshtë: me teknologji të avancuar.

Lexo edhe: #RunForDSA – Kur maratona e Tiranës bëhet garë për përfshirje dhe shpresë

Si funksionon “Live Tracking”

Falë sistemit të ri, çdo përdorues i Baboon, që nga 15 Tetori, mund të shohë në kohë reale:

  • Sa minuta i duhen restorantit për përgatitjen e ushqimit
  • Kur motorristi niset drejt vendndodhjes
  • Sa minuta mbeten deri në dorëzim

Në të njëjtën kohë, edhe partnerët restorante dhe motorristët kanë qasje në të njëjtat të dhëna, duke mundësuar koordinim perfekt dhe efikasitet maksimal në çdo fazë të procesit.

Rezultatet e para: një sukses që flet vetë

Vetëm disa javë pas lançimit, rezultatet janë mbresëlënëse.
Përqindja e porosive intime (on-time deliveries) ka arritur 92%, një rekord për tregun vendas.
Synimi i ekipit Baboon është i qartë: ta çojë këtë shifër në mbi 98% për çdo porosi të dorëzuar nga motorristët Baboon.

Një arritje kolektive që pasqyron kulturën e inovacionit

Pas këtij suksesi qëndron puna e përbashkët e ekipit të Teknologjisë, Produktit dhe Logjistikës, të cilët për gati një vit kanë punuar për të ndërtuar këtë sistem të integruar, që sot sjell një eksperiencë më të shpejtë, transparente dhe të sigurt për çdo klient. Ky është një moment historik për Baboon Delivery, një dëshmi se inovacioni dhe kujdesi ndaj klientit janë në zemër të çdo zhvillimi të ri.

Provoje tani

Shkarko versionin më të fundit të aplikacionit Baboon Delivery në [App Store] dhe [Play Store] dhe provo vetë përvojën e “Live Tracking” në kohë reale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0