Babai i dhuroi uiski çdo ditëlindje, i riu i shet për të blerë shtëpi

Babai i dhuroi uiski çdo ditëlindje, i riu i shet për të blerë shtëpi

uiski

Çdo vit, një baba i dhuroi djalit të tij një whisky 18-vjeçar për ditëlindje. 28-vjeçari ka vendosur ta shesë koleksionin për të blerë një shtëpi.

Matthew Robson, nga Taunton, ka lindur në 1992 dhe gjatë jetës së tij, babai i tij Pete ka shpenzuar rreth 5,000 paund për 28 shishe Macallan.

Koleksioni tani vlen më shumë se 40,000 paund dhe ka dalë në shitje. 28-vjeçari tha se me shumë mundësi kjo nuk ishte dhurata më e përshtatshme për një djalë të ri, por me instruksionet strikte për të mos i hapur kurrë, ato tashmë janë kthyer në një “minierë ari”.

“Çdo vit mora një shishe për ditëlindje. Nuk më dukej e përshtatshme si dhuratë duke qenë se ishte relativisht i ri për të nisur pijen. Por isha udhëzuar rreptësisht që të mos i hapja kurrë dhe u përpoqa shumë e ia dola. Sot janë të paprekura“, tregon Matthew.

uiski

Babai i tij Pete, i cili është nga Milnathort, Skoci, tha se shishen e parë të whisky-t të vitit 1974 e bleu për t’i lagur bebes kokën. “Mendova se do të ishte interesante nëse blija një çdo vit dhe kur të mbushte 18 vjeç, të kishte 18 shishe të një whisky 18-vjeçar”.

uiski

“Nuk ishte e vetmja dhuratë që ai mori nga ne. Thjesht donim të ishte një dhuratë unike por për fat të mirë e vazhduam atë.”

Që atëherë, ekspertët thonë se Macallan është bërë i koleksonueshëm dhe Matthew shpreson të shesë koleksionin e tij për 40,000 paund. Ai do t’i përdorë paratë për të blerë një shtëpi.

Whisky po shitet nga ndërmjetësi Mark Littler, i cili e ka përshkruar atë si një “set perfekt”. “Vlera e Macallan është rritur masivisht gjatë 10 viteve të fundit,” tha ai. “Të kesh një koleksion kaq të madh të shisheve është e mahnitshme.”

uiski

Ai tha se  blerësit e interesuar janë të shumtë kryesisht nga Azia dhe New York.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0