B2Balkan.com – Platforma që po digjitalizon takimet B2B në Shqipëri dhe Rajon - Business Magazine Albania

B2Balkan.com – Platforma që po digjitalizon takimet B2B në Shqipëri dhe Rajon

B2Balkan.com – Platforma që po digjitalizon takimet B2B në Shqipëri dhe Rajon

Në një kohë kur eventet me fokus bizneset po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajonit, B2Balkan.com prezantohet në treg si një platformë digjitale që synon të transformojë mënyrën si organizohen dhe menaxhohen eventet B2B. E konceptuar për të thyer praktikat tradicionale të takimeve spontane dhe listave të prezencës në “letër”, kjo zgjidhje inovatore ridimensionon qasjen ndaj panaireve, forumeve dhe eventeve B2B në drejtim të impaktit që ato kanë, efikasitetit dhe transparencës.

B2Balkan.com ofron një modul të avancuar për organizimin e takimeve B2B, duke automatizuar procesin e krijimit të agjendave të takimeve dhe përputhjen inteligjente të interesave ndërmjet blerësve dhe shitësve. Përmes profileve të detajuara të kompanive, filtrave të kërkimit dhe sistemit të konfirmimit të takimeve, pjesëmarrësit e eventeve mund të planifikojnë paraprakisht, të identifikojnë partnerët më të përshtatshëm dhe të shfrytëzojnë çdo minutë të eventit në mënyrë strategjike. Kjo qasje jo vetëm që kursen kohë dhe burime, por sjell një rritje të matshme të nivelit të bashkëpunimeve reale të krijuara gjatë eventeve.

Lexo edhe:B2Balkan Marketplace në Shqipëri arrin shifra rekord

Platforma ka ndërtuar një ekosistem të plotë funksionalitetesh, ku përfshihen:

  • Krijimi i eventeve të personalizuara dhe menaxhimi i pjesëmarrësve në kohë reale.
  • Rezervimi i takimeve B2B përmes një ndërfaqeje intuitive.
  • Harta interaktive e panaireve, ku ekspozuesit mund të rezervojnë stenda online.
  • Biletat digjitale me QR code, që thjeshtojnë menaxhimin e vizitorëve.
  • Raportet analitike post-event, që i mundësojnë organizatorëve të matin efektivitetin dhe të përmirësohen në edicionet e ardhshme.

Platforma B2Balkan.com është mbështetur nga Startup Albania, në kuadër të fondit të grantit për vitin 2025, duke mundësuar zhvillimin dhe promovimin e mëtejshëm të këtij projekti inovativ në fushën e bashkëpunimit B2B në rajon.

Në thelb, B2Balkan.com ndërthur teknologjinë moderne me nevojat lokale dhe rajonale të organizatorëve të eventeve, duke ofruar një platformë që është fleksibël, e sigurt dhe e përshtatur për tregjet e vogla dhe të mesme – aty ku deri dje zgjidhjet ndërkombëtare rezultonin të kushtueshme ose tepër komplekse për t’u implementuar.

Me një ekip themelues që kombinon përvojë të gjerë në zhvillimin teknologjik, menaxhimin e projekteve dhe marketingun digjital, B2Balkan.com ka hyrë në treg si një platformë pionere për rajonin e Ballkanit. Qëllimi i saj është t’ua bëjë më të lehtë organizatorëve punën e përditshme, duke u mundësuar të ndjekin në kohë reale kërkesat për takime, të shohin përqindjen e përputhshmërisë mes pjesëmarrësve dhe të matin qartë kthimin e investimit për çdo event që organizojnë.

Me këtë qasje të integruar, B2Balkan.com synon të vendosë standarde të reja në organizimin e eventeve B2B, duke i dhënë organizatorëve dhe pjesëmarrësve mjetet për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme, për të gjeneruar mundësi reale biznesi dhe për të maksimizuar vlerën e çdo takimi. Në një treg që po evoluon me shpejtësi drejt dixhitalizimit, platforma pozicionohet si partneri i besueshëm që i hap rrugën një epoke të re bashkëpunimi profesional.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0