Autoriteti Portual i Durrësit njofton se duke filluar nga data 06.09.2021, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë NJË nga këto TRE kushte:
- Të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë JO më e vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi.
- Të kenë TESTIN NEGATIV PCR brenda 72-orëve/ ose TESTIN E SHPEJTË ANTIGEN brenda 48 orëve
- Të kenë provë të kalimit të infeksionit SARS COV-II, te vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Kjo është e vlefshme edhe për qytetarët të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri
Fëmijët deri në 6 vjeç, nuk i nënshtrohen rregullave të mësipërme.
Qytetarët Shqiptarë Rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë Autoritetin Shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Testi i antigenit apo SARS Covid PCR, kryhet tashmë edhe brenda Portit të Durrësit, pranë Terminalit të Trageteve nga e hënë në të dielë, nga ora 08:00-17:00
Lexoni: Shtrëngohen masat në Shqipëri. Rikthehet karantina dhe ora policore
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.