Mbikëqyrësi financiar i Mbretërisë së Bashkuar tha sot se do të sigurojë që firmat e kriptove të kenë “korridore sterile” midis produkteve dhe shërbimeve të ndryshme që ato ofrojnë, pasi po bën një vlerësim të pasojave që la shkatërrimi i paltformës së njohur të shkëmbimit FTX dhe përgatitet ta vërë seKtorin nën shina.
Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) tha se firmat do të kenë nevojë për ndarje të qarta midis produkteve dhe shërbimeve të tyre kur ajo rregullon sektorin
Duke folur me deputetët në një seancë dëgjimore të komisionit të përzgjedhur sot, zyrtarët e Autoritetit të Sjelljes Financiare thanë se rregullatori kishte marrë “mësime” nga rënia e perandorisë së Sam Bankman-Fried dhe do të siguronte që produktet dhe shërbimet kripto të mos kontaminojnë njëri-tjetrin kur ai ka fuqi për të rregulluar sektorin.
Lexo edhe: Standard Chartered: Bitcoin mund të arrijë në 5 mijë dollarë në 2023
Shpërthimi i FTX dhe kolapsi i firmës së saj motër Alameda ka nënvizuar rrezikun e rrjedhjes së fondeve dhe shërbimeve që dëmtojnë njëra-tjetrën në platformat kripto, si dhe natyrën e ndërthurur të perandorisë së Bankman-Fried.
Drejtori i pagesave dhe aseteve dixhitale të FCA-së, Matthew Long, tha se FCA do të përpiqet të eliminojë praktikën e ngjashme kur të rregullojë sektorin.
FCA aktualisht nuk ka mbikëqyrje të bizneseve të kriptomonedhave, por pritet të fitojë kompetenca më të mëdha si rezultat i një ndryshimi në Projektligjin e Shërbimeve Financiare dhe Tregjeve që kalon nëpër parlament.
Ministrat kanë finalizuar planet për të rregulluar sektorin dhe do të lejojnë rregullatorët të kontrollojnë se si firmat funksionojnë dhe reklamojnë produktet e tyre, raportoi The Financial Times./ City AM
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.