Automjetet në garë drejtohen nga algoritmet - Business Magazine Albania

Automjetet në garë drejtohen nga algoritmet

Automjetet në garë

Pista e garave në Indianapolis kishte automjete, por asnjë pilot nuk u duk në horizont këtë fundjavë.

Fituesi nuk është një shofer, por një algoritëm që e programon makinën në një shpejtësi mesatare prej 218 km/h, duke i futur kështu makinat po shoferë në një epokë të re.

Dhjetë ekipe studentësh nga 21 universitete të ndryshme morën pjesë në konkursin një milion dollarësh. Makinat nuk garojnë në pistën “Brickyard” në të njëjtën kohë, por nisen njëra pas tjetrës dhe në fund triumfon ai që realizon dy xhiro të plota në kohën më të shpejtë.

“Herën e parë e le makinën të lëvizë plotësisht vetë, duket si një fëmijë kur ecën për herë të parë ose shkon diku për herë të parë. Është sikur makina tani është e rritur dhe mund të ecë vetë. Ne e shohim çfarë po ndodh, kemi të dhëna që vijnë nga makina, por nuk mund të ndikojmë në atë që makina po bën”, thotë Alexander Wischnewski, nga Universiteti Teknik i Mynihut.

Secilit grup iu dha e njëjta makinë Dallara IL-15, e cila duket si një automjet i vogël i Formula 1, dhe e njëjta pajisje, që përfshin sensorë, kamera, GPS dhe radarë.

Diferencën nuk e bëjnë shoferët, por rreth 40.000 rreshta kodi të programuara nga çdo ekip. Softueri ndez motorin dhe një kompjuter të fuqishëm, të futur në vendin ku zakonisht ulet shoferi. Pjesëmarrësit thonë se gara do të shënohet si një moment historik në zhvillimin e automjeteve autonome.

Weired

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0