Audi përfshihet në skandalin e ndotjeve të mjedisit - Business Magazine Albania

Audi përfshihet në skandalin e ndotjeve të mjedisit


“Bordi i resurseve të ajrit i Kalifornisë” ka raportuar zbulimin e fundit sipas së cilit edhe mjetet motorrike të Audit kanë manipuluar testimet mbi ambientin. Në programet e makinave Audi janë gjendur rregullatorë të cilët fshehin dioksidin e karbonit të nxjerrë nga makina gjatë testimeve. Ky zbulim është bërë rreth 4 muaj më parë, por kompania është munduar t’ja fsheh këtë lajm publikut.

Programi i Audit është ndërtuar duke u bazuar në kushtet e testit, pra në një rrugë të drejtë që përsëritet, me xhiro të ngadalta. Gjithësesi, gjatë testeve pati kthime të timonit, gjë e cila shkaktoi çaktivizimin e programit duke nxjerrë sasinë e vërtetë të dioksidit të karbonit. Mendohet që Audi ka vazhduar ta përdorë këtë program deri në Maj të 2016 edhe pse kishte disa muaj që Volkswagen u urdhërua të rishikonte produktet e saj.

Audi ka qenë implikuar edhe në skandalet e mëparshme të hileve ndaj testeve. Ky zbulim i fundit, nëse vërtetohet plotësisht, do të sigurojë një situatë të rëndë dhe Audi do jetë në telashe të mëdha. Autoritetet ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit dhe nuk u janë përgjigjur kërkesave të mediave për ndonjë koment, por me një deduksion të thjeshtë situata kuptohet qartë.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0