Së fundit, studentët e Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër, kanë lançuar fushatën studentore nën sloganin “Aty për ju”, dedikuar grave kryefamiljare, të cilat janë në kushte të vështira ekonomike dhe të papuna.
Gjatë analizës së situatës, është identifikuar se gratë kryefamiljare kanë problematika dhe nevoja të ndryshme. Studentët deri më tani kanë arritur të identifikojnë familjet e para të cilat do t’i vijnë në ndihmë duke i siguruar punë grave kryefamiljare apo dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar të mundësohen kurse profesionale, kurse gjuhe, trajnime apo dhe punë për individët mbi 18-vjeç.
Pjesëmarrës në çeljen e fushatës kanë qenë sipërmarrës, gazetarë, aktivistë, persona publikë të cilët janë shprehur të hapur për t’i mbështetur studentët në nismën e tyre, si dhe përfaqësues të universitetit, studentë, pedagogë etj.
Një mbështetje të madhe fushata “Aty për ju” po e merr nga Ambasadorët e shumtë që i janë bashkuar kësaj nisme, midis së cilëve gjenden emrat më të spikatur që vijnë nga fushat e sipërmarrjes, gazetarisë, aktivistë, profesionistë të njohur, etj.
Me fokus nevojat e këtyre grave kryefamiljare, ambasadorët e fushatës u shprehën të hapur për të krijuar hapësira punësimi dhe dritare të reja integrimi për nënat pa mbështetje financiare si dhe për të mundësuar ura bashkëpunimi me studentët nismëtarë të kësaj fushate.
Në fjalën e saj përshëndetëse, aktivistja Edlira Çepani njëkohësisht dhe koordinatore kombëtare e rrjetit “Barazia në Vendimmarrje”, përgëzoi studentët për nismën e ndërmarrë dhe tha se se ajo do të jetë krah studentëve për çdo nevojë që ata kanë për të përmushur misionin që ka fushata.
Fushatën e përshëndeti edhe sipërmarrësja Valbona Begolli – përfaqësuese e Dhomës Ekonomike të Gruas sipërmarrëse, e cila pasi përgëzoi studentët për fushatën, tha se bashkëpunimi midis fushatës dhe Dhomës Ekonomike të Gruas nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta do të mundësojë krijimin e hapësirave për të gjetur vende pune, për t’i trajnuar, kualifikuar dhe socializuar gratë kryefamiljare në vshtirësi ekonomike.
Aktivistja dhe njëkohësisht Ambasdorja e fushatës ‘Aty për Ju’ Ina Kollçaku dha lajmin e mirë që aktualisht nëpërmjet aktivitetit të saj, ajo do të mundësojë vënien në dispozicion të 400 vendeve të punës për fushatën për të punësuar gratë kryefamiljare në nevojë.
Moderatorja dhe gazetarja e njohur Odeta Dume në fjalën e saj si ambasadore e fushatës falenderoi studnetët për nismën kuptimplotë dhe ofroi mundësinë që fushata të prezantohet në emisionin e saj dhe të njihet nga të gjithë qytetarët si deh premtoi promovimin e saj në hapësira dhe drejtime të ndryshme.
Gjatë analizës së situatës, është identifikuar se gratë kryefamiljare kanë problematika dhe nevoja të ndryshme. Studentët deri më tani kanë arritur të identifikojnë familjet e para të cilave do tu vijnë në ndihmë, duke u siguruar punë grave kryefamiljare apo dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar tu mundësohet shkollimi trajnimi, edhe punësimi sipas nevojave.
Të pyetur lidhur me suksesin që pritet nga kjo fushatë, studentët e Shkencave të Komunikimit kanë pohuar se arritja më e madhe do të ishte lidhja e kontratave të punës, sigurimi i kurseve profesionale apo dhe marrëveshje me organizata e biznese për t’i mbështetur edhe në forma të tjera gratë kryefamiljare dhe fëmijët e tyre.
Historitë personale të familjeve që identifikohen nga studentët do të bëhet të njohura për publikun përmes faqeve të fushatës në rrjetet sociale Instagram, Facebook, Linkedin dhe TikTok, ku kushdo mund të informohet lidhur me aktivitetet e fushatës dhe të kontribuojë për të shpërndarë sa më shumë informacionin duke u bërë kështu kontribues dhe mbështetës të kësaj nisme.
Ndërmarrja e fushatave të ndryshme me tematika që lidhen me ndërgjegjësimin dhe ndihmën e grupeve të ndryshme në nevojë është bërë një traditë shumëvjeçare dhe mjaft e suksesshme për studentët e masterit shkencor dhe profesional pranë Departamentit të Shkencave të Komunikimit të realizuara në kuadër të lëndës “Konceptim dhe menaxhim fushatash” që drejtohet nga pedagogia Edlira Mali.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.