Atletja e re e Nike përmban një ekzoskelet për të rritur performancën e këmbëve - Business Magazine Albania

Atletja e re e Nike përmban një ekzoskelet për të rritur performancën e këmbëve

Nike ka prezantuar një atlete intriguese të re, të cilën e quan “sistemi i parë i këpucëve të fuqizuara në botë”. Projekti, i quajtur “Project Amplify”, funksionon praktikisht si një ekzoskelet për pjesën e poshtme të këmbës dhe shputën, duke shtrënguar rreth kyçit një motor që forcon lëvizjet, një rrip ndërlidhës dhe një bateri të rikarikueshme të integruar në atleten e përforcuar me fibra karboni.

Qëllimi, sipas kompanisë, është të ofrojë një “shtysë të pakrahasueshme për këdo që dëshiron të lëvizë”, duke “krijuar një të ardhme të re për vrapimin, jogging-un dhe ecjen”. Nike e krahasoi këtë projekt me mënyrën se si biçikletat elektrike e kanë bërë më të lehtë të udhëtosh më larg dhe më shpesh, një krahasim interesant që duket se synon të theksojë se kjo nuk është një pajisje për aksesueshmëri, si ekzoskeletet e fokusuara tek personat me lëvizshmëri të kufizuar.

Megjithatë, përveç dramave që mund të shkaktojë në Strava, ku skandalet e mashtrimeve në renditjen e rezultateve për shkak të e-bike-ve janë bërë të zakonshme, nuk jemi të sigurt që Project Amplify do të ketë sukses masiv. Nike tashmë ka krijuar një reputacion për konceptet e saj të çuditshme, duke përfshirë këtu edhe këpucët vetëlidhëse të frymëzuara nga “Back to the Future”, të cilat, siç e shihni nga fakti që askush përreth jush nuk i mban, nuk u përhapën kurrë. “Amplify e bën rekordin tënd personal të 5K të duket si një vrap i lehtë, dhe një vrap i lehtë të duket si një shëtitje e qetë,” shkroi Calun Marsh nga GQ pasi i provoi personalisht.

Lexo edhe: E ardhmja e sipërmarrësve në Shqipëri – Historia e një vendi që po zgjohet

Marsh shtoi se një rampë dy-katëshe me kënd 45 gradë në Qendrën e Inovacionit LeBron James të Nike në Beaverton, Oregon, që e kishte lodhur më herët gjatë ditës, “ndjehej si të merrje shkallët lëvizëse në vend të atyre normale” kur ishte me këpucët e reja. Përveç Project Amplify, Nike njoftoi edhe një sërë produktesh të tjera të fokusuara te atletët për t’i ndihmuar ata të “performojnë në maksimum”, përfshirë këpucë “të bazuara në neuroshkencë për t’i ndihmuar atletët të ndihen të qetë”, një xhaketë që ofron “ngrohje dinamike dhe kontroll të personalizuar termik”, si dhe një material të ri që “mund të kanalizojë më shumë se dyfishin e qarkullimit të ajrit krahasuar me veshjet sportive tradicionale të Nike”, krijuar për një “botë më të nxehtë”.

Nike premton se planifikon ta sjellë këtë sistem të këpucëve në një lançim të gjerë për konsumatorët gjatë viteve të ardhshme. Vetëm mos i vishni gjatë një gare, përndryshe rrezikoni të skualifikoheni menjëherë.

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0