Atletet e zgjuara që ju tregojnë gjithçka për aktivitetin tuaj sportiv

Atletet e zgjuara që ju tregojnë gjithçka për aktivitetin tuaj sportiv


Sporti është një aktivitet shumë i rëndësishëm për njeriun, por kompania amerikane e prodhimit të këpucëve “Altra shoes” ka menduar ta bëjë edhe më të këndshëm aktivitetin tuaj.

Doni të dini se sa hapa keni bërë në një ditë të caktuar, sa distancë keni përshkuar, sa kohë keni vrapuar, sa rrahje zemre keni pasur etj. Me atletet Altra IQ dhe iFit ju i mësoni të gjitha. Ato ju ofrojnë informacion specifik për të gjithë aktivitetin tuaj sportiv në palestër apo në mjedise të hapura.

Altra IQ janë të pajisura me Bluetooth dhe me sensorë të ngjitur tek thembra që masin hapësira, drejtimin, distancat, ritmin, kohën. Por jo vetëm kaq, këto atlete tregojnë edhe ritmin e vrapimit, shpejtësinë që këmba juaj prek tokën, këmbën tuaj të preferuar, dhe cila pjesa e këmbës prek më shpejt tokën kur ju e shkelmoni.

Për të marrë këto të dhëna duhet të keni shkarkuar edhe një app të kompanisë në telefonin tuaj të zgjuar, e cili analizon të dhënat e sensorëve dhe jep komente e sugjerime gjatë aktivitetit tuaj. Gjithçka ndodh në kohë reale që ju të përmirësoni aktivitetin sportiv.

Sensorët janë rezistentë ndaj ujit dhe funksionojnë falë një baterie të vogël në madhësinë e një monedhe. Nuk është nevoja të keni patjetër një telefon të zgjuar. Edhe nëse e blini atë pas një viti, këpuca e ruan të gjithë informacionin dhe ju mund të shihni gjithçka pas një viti.

Këto atlete do të hidhen në treg në pranverë me një çmim të kripur prej 200$.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.alBusiness Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0