Atletët e Special Olympics Albania nisen për herë të parë në Lojërat Botërore Dimërore Special Olympics! - Business Magazine Albania

Atletët e Special Olympics Albania nisen për herë të parë në Lojërat Botërore Dimërore Special Olympics!

Atletët e Special Olympics Albania nisen për herë të parë nëLojërat Botërore Dimërore Special Olympics!

Në një atmosferë emocionuese, atletët e Special Olympics Albania (SOA) morën pjesë në një aktivitet të organizuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), përpara nisjes së tyre në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, të cilat do të mbahen nga data 8 deri më 15 mars në Torino, Itali.

Për herë të parë, delegacioni shqiptar do të përfaqësojë vendin në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, falë mbështetjes së Coca-Cola dhe donatorëve të tjerë, duke shënuar një hap historik përpërfshirjen dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuaraintelektuale përmes sportit.

Në këtë aktivitet morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar dhe të shoqatave të tjerasportive, duke dhënë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për atletëte Special Olympics Albania dhe duke riafirmuar rolin unifikues tësportit në shoqëri.

Gjatë fjalës së tij hapëse në ceremoninë e mirëseardhjes, Drejtori Kombëtar i Special Olympics Albania, Z. Roland Hysi, u shpreh:
“Ky është një moment i rëndësishëm, jo vetëm për mua, për atletëtdhe familjet e tyre, por për të gjithë vendin. Delegacioni i Special Olympics Albania, me mbështetjen tuaj, do të jetë për herë të parëpjesë e Lojërave Botërore Dimërore në një skenë ndërkombëtare. Kjo tregon se së bashku, me veprime konkrete, mund të thyejmëbarrierat ekzistuese për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.”

Hysi e përfundoi fjalimin e tij me një falënderim dhe një thirrje përmbështetje të vazhdueshme nga institucionet, partnerët dheorganizatat.

Që nga themelimi i saj në vitin 2017, Special Olympics Albania ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për tësiguruar mbështetje institucionale dhe kontribut në zhvillimin e kuadrit ligjor në vend. Me mbështetjen e qeverisë, SOA është duke avancuar drejt njohjes zyrtare si një shoqatë sportive me një misiontë veçantë, në përputhje me Ligjin për Sportet.

Ministrja përgëzoi atletët për guximin dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e sportit si një forcë unifikuese dhe motivuesepër të rinjtë.

Lexo edhe:Dolomitet – Shtëpia e Lojërave Olimpike Dimërore 2026

Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria, Z. Luca Busi, vuri në dukje mbështetjen e The Coca-Cola Company dhe Coca-Cola Bottling Shqipëria, e cila është e pranishme në vend për më shumëse 30 vjet. Ai komentoi mbi këtë rrugëtim frymëzues të Special Olympics Albania drejt Torinos:
“Coca-Cola dhe Special Olympics ndajnë vlera të përbashkëta, tëcilat i kanë bashkuar që nga viti 1968. Ndërsa jemi krenarë qësjellim tek konsumatorët shqiptarë një markë globale me rrënjë tëforta lokale, Coca-Cola Bottling Shqipëria po mbështet atletët e Special Olympics Albania jo vetëm për udhëtimin e tyre drejtTorinos, por edhe në punën e tyre të rëndësishme gjatë gjithë vitit.”

Në vitin 2023, Special Olympics Albania mori pjesë në LojëratBotërore Special Olympics në Berlin falë mbështetjes së Coca-Cola. Kjo ishte hera e parë që delegacioni shqiptar mori pjesë në LojëratBotërore Special Olympics, duke përfaqësuar 10 atletë që garuan nënot, peshëngritje, atletikë dhe basketboll.

Lojërat Botërore Dimërore Special Olympics janë një nga eventetmë të mëdha dhe gjithëpërfshirëse sportive në botë, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga gjashtë atletë, tre meshkuj dhe tre femra, në tredisiplina sportive: ecje në dëborë, ski alpin dhe ski në terren tëhapur.

Këtë vit, mbi 1,500 atletë nga 102 vende të ndryshme, të mbështeturnga 2,000 vullnetarë, do të jenë në Torino, ku do të përkrahen ngamë shumë se 100,000 spektatorë. Atletët do të garojnë në tetë sportetë ngjashme me ato olimpike, duke përfshirë Ski Alpin, Ski Kros, Dancesport, Patinazh Artistik, Floorball, Snowboarding, Ecje nëDëborë dhe Patinazh me Shpejtësi në Pista të Shkurtra.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0