Astronomët kanë hartuar fushën magnetike 1000 vite dritë larg Diellit - Business Magazine Albania

Astronomët kanë hartuar fushën magnetike 1000 vite dritë larg Diellit

Një hartë e re e fushës magnetike mund të ndihmojë astronomët të kuptojnë origjinën e kësaj flluske lokale, si dhe rolin e strukturave të tilla në evolucionin e galaktikës.

Qendra e Astrofizikës, Harvard & Smithsonian njoftoi në takimin e Shoqatës Amerikane Astronomike (AAS) se kishin hartuar pluhurin e “Flluskës Lokale” duke matur efektin e saj të zbehjes në yjet më të largët. Flluska , zbuloi se kishte nxjerrë gaz, duke shkaktuar lindjen e yjeve rreth Diellit .

Një vit më vonë, në Seattle, Theo O’Neill (Universiteti i Virxhinias) raportoi punën e bërë me anëtarët e të njëjtit ekip për të shtuar informacionin e fushës magnetike në atë hartë. O’Neill përdori satelitin Planck të Agjencisë Hapësinore Evropiane për të parë dritën e polarizuar , në të cilën valët e dritës u rreshtuan pas shpërndarjes së pluhurit që ndërhynte. Duke supozuar se pluhuri qëndron në afërsi të Diellit dhe jo më larg në galaktikën tonë ose më gjerë, O’Neill ishte në gjendje të transformonte polarizimin e dritës në forcën dhe drejtimin e fushës magnetike.

Harta e fushës magnetike është vetëm hapi i parë për të kuptuar më tej “Flluskën Lokale” dhe të tjera si ajo në të gjithë galaktikën. Harta magnetike mund të ndihmojë astronomët gjithashtu të kuptojnë se si u krijua “Flluska Lokale”. skyandtelescope

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0