Asistencë për kompanitë që punësojnë të sapodiplomuar! Ja programi që synon zhvillimin e kapitalit njerëzor në vend - Business Magazine Albania

Asistencë për kompanitë që punësojnë të sapodiplomuar! Ja programi që synon zhvillimin e kapitalit njerëzor në vend

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat do të punësojnë të sapodiplomuar do të mund të marrin asistencë nga Qeveria si pjesë e strategjisë për të nxitur lidhjen mes biznesit dhe universiteteve.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve do të luajë një rol kyç në këtë drejtim me qëllim marrjen e masave që synojnë të forcojnë lidhjet midis bizneseve inovative dhe akademisë. Si fillim do të asistohen SME-të të cilat punësojnë të sapodiplomuar të talentuar për projekte inovacioni.

“Të diplomuarit e rinj do të punësohen për detyra në fushat e kërkimit dhe zhvillimit, zhvillimit/përmirësimit të produkteve dhe proceseve të reja, kërkimit të tregut dhe zhvillimit të biznesit për inovacion.

Kjo skemë do të sigurojë një subvencion pagash që mbulon deri në 50% të pagës bruto, si dhe shpenzimet e lidhura me punën (si trajnimi) të një të sapodiplomuari nga një SME për të punuar në projekte inovacioni, për një periudhë deri në 18 muaj. Kontributi maksimal do të arrijë vlerën 4500 euro për person (25 euro në muaj).

Lexo edhe: Rëndësia e zhvillimit të kapitalit njerëzor

Të diplomuarit e rinj do të punësohen sërish dhe për herë të parë. I sapodiplomuari nuk duhet të zëvendësojë një pozicion ekzistues.

Së dyti, sipas draftit të përgatitur për këtë program thuhes se do të mund të ketë asistencë edhe për studentët e doktoraturës.

“Programi i doktoraturës industriale është një projekt kërkimor i fokusuar në industri dhe program PHD dhe zhvillohet së bashku nga një kompani e sektorit privat, një kandidat për PHD industriale dhe një institucion i arsimit të lartë. Kandidati për PHD industrial është i punësuar në kompani dhe në të njëjtën kohë është i regjistruar në institucionet e arsimit të lartë dhe punon për të njëjtin projekt në të dy vendet. Kandidati duhet të kalojë gjithë kohën e punës duke punuar në projekt dhe nuk mund të kryejë detyra të tjera. Kompania merr një subvencion pagash për pagesën e kandidatit (p.sh. deri në 50% të pagës së plotë bruto / deri në 200 euro në muaj) për një periudhë deri në tre vite. Institucionet e arsimit të lartë marrin një subvencion për mbikëqyrje, pajisje dhe shpenzime të tjera për arsimimin e kandidatit (p.sh. deri në 2000 euro në vit)”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0