Buka që konsumojmë përditë rezulton me përbërës problematikë, deri edhe në përmbajtje metalesh dhe arseniku.
Tani, do të ndalemi në atë që mund të jetë problemi më shqetësues i konstatuar. InsideStory, realizoi edhe analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin.
‘Kujdes pse, sepse arseniku jo për të gjitha sëmundjet ka të njëjtën dozë që rekomandohet, pra unë mora më të voglën dhe kjo është për të evidentuar të gjitha llojet e sëmundjeve por për lezionet e lëkurës, pra kancer lëkure e kështu me radhë kjo dozë është 0,3 për disa të tjera rritet, kur bie puna për të shkaktuar kancer të mushkërive, probleme të zemrës, infertilitetit …’, u shpreh Ilir Alimehmeti, mjek.
“Në parimet shkencore nuk mund të merret referencë krahasuese me orizin pasi buka ka konsum masiv e e sidomos në vendin tonë është produkti kryesor i përdorimit masiv në popullatë në të gjitha moshat dhe për pasojë duhet të ketë standardet e veta shkencore që ne nuk i kemi fatkeqësisht”, u shpreh Besnik Jakaj, mjek.
“Në konceptin mjekësor në do të shohim ekspozimin që ne kemi ndaj arsenikut, pra njeriu çfarë arseniku merr dhe të mos harrojmë që ka dy lloje arsniku, organik dhe inorganik. arseniku inorganik është ai i dëmshmi”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.
“Ne po flasim këtu për nivelin e arsenikut në total kurse në literaturë dhe në legjislacion është arseniku inorganik i cili është toksik”, u shpreh mjeku, Ilir Pecnikaj.
Në udhëzimin 4 datë 9.2.2024 “Për vendosjen e niveleve maksimale, për disa kontaminues në ushqime”, në tabelën përkatëse të përcaktimit të limiteve për “Drithëra dhe produkte me bazë drithëra” nuk ka të përcaktuar asnjë nivel për bukën
Për disa ekspertë, ky është tregues se arseniku nuk mund dhe nuk duhet të jetë i pranishëm tek buka. Kjo, mbështetet edhe me faktin se AKU, në laboratorët e saj nuk ka asnjë përcaktim për nivelin e arsenikut në bukë.
“Në analizat e para ne shohim që po arseniku është i lartë, krahasuar me rregulloret e kumuniteti Evropian për drithërat por është i cituar vetëm orizi, nëse bëjmë krahasimin jemi jashtë kufirit maksimal, ne bukën e kemi të përdirshme dhe konsumi është i përditshëm. Detyrimisht kjo është një alert, por kjo është një alert për AKU e cila duhet ta ndjekë me doemos zhvillimin në këtë drejtim të metaleve të rënda”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.
Lexo edhe:Bota pa kufij bërthamorë! Përfundon “New Start”
Të gjendur në një situatë pa definicione të sakta, ne i jemi drejtuar AKU-së me një tjetër kërkesë për informacion nëse kryen analiza për metalet e rënda në bukë, dhe cilat janë nivelet që merr për bazë në rastin e arsenikut, por, nuk morëm përgjigje deri në transmetimin e dokumentarit.
“Do një vëmendje të madhe nga ana e agjensive rregullatore. Ka ndodhur në Shqipëri që AKU nuk ka pasur vlera ta caktuara sa do të jetë vlera maksimale e lejuar dhe rrugës i ka përcaktuar në momentin që kanë rezultuar probleme”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.
Në këtë pikë, është e qartë se përballemi me një vakum të madh që ka nevojë për adresimin e ligjvënësve. Nga komunikimet informale me ekspertë pranë institucioneve të linjës, na u bë me dije se kryerja e analizave të tilla për metalet te buka është e rrallë, për të mos thënë inekzistente. Pavarësisht kontradiktës mes ekspertëve, mjekët këmbëngulin se në çdo rrethanë, prania e arsenikut është e rrezikshme dhe me pasoja në shëndet.
“Dozat që pranon autoriteti Europian i sigurisë ushqimore janë ulur dy vitet e fundit sepse kanë qenë më të larta deri në 2023 por duke kuptuar që ky është një problem gjithnjë e më i rëndë atëherë i kanë ulur dozat nga 0,6 se ajo që ju më thatë është në miligram, në 8 mikrogram për kg peshë trupore”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.
“Nga krahu tjetër nëse ne marrim maksimumin që thotë pesha është 8 mikrogram për kg peshë dhe atëherë një fëmijë 20 kg i bie që mund të tolerojë deri në 160 mikrogramë dozë ditore. Kujdes, ne nuk jemi të ekspozuar ndaj arsenikut vetëm nëpërmes bukës por edhe ndaj ushqimeve të tjera, ka orizi, ka uji kanë lëngjet e frutave, dhe trupi kupton arsenikun total me jo vetëm një burim të caktuar”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.